Shërbimi “SOS CREDIT”

Në qoftë se krediti ju mbaron, “SOS CREDIT” ju vjen në ndihmë!

SOS Credit i jep mundësinë të gjithë klientëve Vodafone të transferojnë kredi nga llogaria e tyre e celularit në llogarinë e një numri tjetër celular Vodafone Card ose Vodafone Club.

Për të kryer këtë transfertë mjafton të bëni një telefonatë në numrin 147 dhe të ndiqni udhëzimet përkatëse.

Tarifa për çdo telefonatë, për transfertat e suksesshme në numrin 147 është 22 Lekë (me TVSH).

Ju mund të transferoni shumat 100, 200, 500 and 1000 lekë (me TVSH)

Shënim:
* Shuma që dëshironi të transferoni nuk mund të kalojë vlerën prej 1000 Lekë brenda ditës.

Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 140 (për klientët me parapagesë) ose 149 (për klientët me kontratë), ose vizitoni dyqanet Vodafone.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.