Produkte & Shërbime
KontaktNe vlerësojmë mendimin tuaj. Na kontaktoni sa herë që dëshironi...
Shërbimi “SOS CREDIT”Në qoftë se krediti ju mbaron, “SOS CREDIT” ju vjen në ndihmë! SOS Credit i jep mundësinë të gjithë klientëve Vodafone të transferojnë kredi nga llogaria e tyre e celularit në llogarinë e një numri tjetër celular Vodafone Card ose Vodafone Club.
Për të kryer këtë transfertë mjafton të bëni një telefonatë në numrin 15122 dhe të ndiqni udhëzimet përkatëse
Tarifa për çdo telefonatë në numrin
15122 është 22 Lekë (me TVSH).
Ju mund të transferoni shumat 100, 200, 500 and 1000 lekë (me TVSH)
Shënim:
* Shuma që dëshironi të transferoni nuk mund të kalojë vlerën prej 1000 Lekë brenda ditës. * Për klientët e programeve Vodafone 60, 120, 240 dhe 360, tarifa e telefonatës në drejtim të numrit 15122 dhe tarifa e transfertës së kreditit nuk mbulohen nga minutat falas të ofruara nga programi përkatës. Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 139 & 140, ose vizitoni dyqanet Vodafone.
|