Rreth përdorimit të Internetit

Çfarë është 1MB?

1MegaByte (MB) është një nga njësitë matëse që përdoret për volumin e të dhënave (data).  Përmbajtja e një faqeje interneti matet me ‘byte’. Një ‘byte’ është njësi matëse shumë e vogël, thënë ndryshe një shkronjë e alfabetit është afërsisht 1 byte, kështu që përmbajtja apo të dhënat maten me shymëfishe të byte si më poshtë:

  • 1 Kilobyte është rreth 1,000 bytes. Kilobyte përgjithësisht referohet në   mënyrë të shkurtuar si ‘KB’
  • 1 Megabyte është rreth 1,000,000 bytes. Megabyte përgjithësisht referohet në mënyrë të shkurtuar si ‘MB’
  • 1 Gigabyte është rreth 1,000,000,000 bytes. Gigabyte përgjithësisht referohet në mënyrë të shkurtuar si  ‘GB’


Normalisht ju nuk keni pse t’i mbani mend përmendësh të gjitha këto, por ju thjesht mund të dini apo të keni njohuri të përgjithshme për terma të tilla si ‘Megabytes’ apo ‘Gigabytes’ kur ato përdoren nga ndonjë person teknik. 

Për sa kohë mund të shikoj një video në youtube dhe sa shpejt mund të shkarkoj një listë me këngë që është rreth 750MB?

Një përdorues, i cili ka një shpejtësi që mundësohet nga rrjeti 3G, mund të shikojë një video në kohë reale. E njëjta gjë vlen edhe për këngët në youtube, kjo falë shpejtësisë së lartë të shkarkimit që mundëson teknologjia 3G.  Në këtë këndvështrim ju duhet të jeni të vëmendshëm kur hapni video apo këngë nga youtube pasi ato konsumojnë në mënyrë të shpejtë sasi të mëdha trafiku të dhënash.

Le të marrim një shembull se sa kohë  ju duhet për të shkarkuar një këngë me tekonologjinë 3G.

Një këngë  (nëse marrim në konsideratë një këngë në format mp3) është mesatarisht  3.5 MB.  Kjo do të thotë që një përdoruesi do t’i duhet të konsumojë 3.5 MB trafik të dhënash për të shkarkuar dhe për ta ruajtur këtë këngë në aparatin e tij. Pra 3.5 Megabytes është e barazvlefshme me 3584 Bytes që është e barazvlefshme me 28762 Bits. Ne duhet ta dimë këtë pasi shpejtësia e shkarkimit matet me Bits (Megabit për sekondë, Mbps).

Pra kënga e lartpërmendur do të shkarkohet për rreth 10 sekonda me rrjetin 3G. Ne mund të konsiderojmë të njëjtin shembull edhe me listën e këngëve prej  750 MB.  Koha e nevojshme për të patur këtë listë në celular është rreth 35 minuta.

A ka ndonjë ndryshim midis shpejtësisë së ngarkimit (upload) dhe shkarkimit (download)?

Po, ka një ndryshim midis shpejtësisë së ngarkimit (upload) dhe shpejtësisë së shkarkimit (download). Shpejtësia e ngarkimit është mesatarisht sa 1/2 e shpejtësisë së shkarkimit.

Konfigurimi –(mundësimi i shërbimeve)

Për të patur dhe përdorur rrjetin 3G, përdoruesit nuk i nevojitet ndonjë konfigurim i veçantë nga rrjeti. Përdoruesi duhet thjesht të ketë një aparat celular që mundëson rrjetin 3G, si dhe duhet të ketë të konfiguruar internetin.  Nëse klienti do të përdorë shërbimin e video-call (thirrje me video) atëherë ai duhet të konfigurojë në aparatin e tij  shërbimin perkatës .


3G kundrejt EDGE dhe GPRS

Teknologjia 3G ofron shpejtësi rreth 10 herë më te madhe  se teknologjia EDGE. Teknologjia EDGE është 10 herë më e shpejtë se ajo GPRS.  Kjo do të thotë se 3G është rreth 100 herë më e shpejtë se GPRS.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.