Vodafone Albania sh.a. (më poshtë do të quhet ‘Vodafone’ ose ‘ne’) është një operator që në zbatim të teknologjisë moderne, përpiqet gjithmonë të ofrojë shërbime dhe risi në fushën e telekomunikacioneve dhe internetit, me qëllim përmbushjen e nevojave të sotme dhe të ardhme të klientëve të saj.

Vodafone e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’ si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.

Njëkohësisht, Vodafone është i ndërgjegjshëm që klientët e tij kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Vodafone Albania administron të dhënat tuaja personale.

1. ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNON VODAFONE?

Të Dhëna Personale
Vodafone përpunon te dhenat personale të përdoruesve të shërbimeve të saja te komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, adresë emaili dhe çfarëdo lloj të dhëne tjetër kontakti.

Të Dhënat e Trafikut Telefonik
Vodafone përpunon të dhënat e trafikut telefonik që janë të nevojshme për të mundësuar ofrimin e shërbimit të komunikimeve elektronike. Këto të dhëna janë një nënkategori e të dhënave personale të lartpermëndura. Të dhënat e trafikut telefonik përfshijne të dhënat si koha e thirrjes, kohëzgjatja, numri i thirrur, tarifimi për shërbimin përkates etj.

Gjatë procesit të shërbimit, Vodafone mund të krijojë dijeni se kur, me kë, sa shpesh dhe respektivisht sa kanë zgjatur thirrjet tuaja telefonike. Vodafone i përpunon këto të dhëna për të mundësuar tabelën analitike të thirrjeve telefonike mujore si dhe për të mundësuar administrimin e debitorëve për faturat e papaguara. Në të njëjtën mënyrë, Vodafone mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja të thirrjeve dhe trafikut në internet. Historiku i siteve të vizituara nga ju mund të ruhet në mënyrë që herën tjetër të mundësohet lidhja më e lehtë me këto site. Në një numër të caktuar rastesh Vodafone mund të mbledhë të dhëna nga ju edhe nëpërmjet formularëve të ndryshëm të plotësuar me përfaqësuesit e Vodafone.

2. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE DHE PËRHAPJA E TYRE

Vodafone mbledh të dhëna të dala nga trafiku telefonik, në mënyrë që të ofrojë një shërbim sa më cilësor për klientët dhe t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave të tyre. Këto të dhëna na japin mundësinë që të zhvillojmë më tej shërbimet tona, ti përmirësojmë ato dhe t’u ofrojmë infomacion që është përgatitur sipas kërkesave tuaja, si për shembull me SMS, MMS, e-mail, telemarketing etj. Në të njëjtën mënyrë, Vodafone mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja të thirrjeve dhe trafikut në internet. Historiku i siteve të vizituara nga ju mund të ruhet në mënyrë që herën tjetër të mundësohet lidhja më e lehtë me këto site.

  • Të dhënat personale që Vodafone mbledh nga klientët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme
  • Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga Vodafone.
  • Të gjithë metodat e mbledhjes së të dhënave personale, (si psh. Fformularët e aplikimit të klientëve apo mbledhja nëpërmjet pjesëmarrjes në konkurse të ndryshme) do të kenë bashkëngjitur informacion të plotë sqarues mbi qëllimin e mbledhjes, qoftë edhe nëse ai është dytësor dhe jo lehtësisht i kuptueshëm nga ana juaj (si p.sh. në rastet e konkurseve të ndryshëm, nëse mbledhja e të dhënave personale është për qëllim marketingu, atëherë kjo do t’ju bëhet e qartë dhe do t’ju jepet mundësia për të refuzuar ofrimin e të dhënave).

Ruajtja e të dhënave

  • Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa ç është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre.
  • Afatet e ruajtjes sëtë dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
  • Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga Vodafone, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta si psh. hetim gjyqësor.
  • Afatet e ruajtjes së të dhënave janë si më poshtë vijon:

Të dhënat e trafikut telefonik ruhen per aq sa eshte e nevojshme per te garantuar ofrimin e sherbimit.
Te dhenat e trafikut telefonik ruhen edhe per qellimet e veprimtarise se organeve te prokurorise dhe gjykatave per ceshtje penale, sipas legjislacionit ne fjale.
Te dhenat e trafikut telefonik perfshijne koha e thirrjes, kohëzgjatja, numri i thirrur.

Përhapja e të dhënave personale te të tretët

Përhapja e të dhënave personale te të tretët do të bëhet vetëm nëse këto palë janë agjentë apo në shërbim të Vodafone dhe veprojnë në përputhje me udhëzimet tona. Vodafone nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Nëse ju i keni dhëne pëlqimin tuaj një pale të tretë, me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga Vodafone, atëherë Vodafone nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave. Gjithashtu, Vodafone është i detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhërit të gjykatës kompetente, ti përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, për shembull në rast të një hetimi penal. Po ashtu, Vodafone është i detyruar që të bashkëpunojë në rastin e përgjimit të telefonatave dhe të përdorimit të internetit dhe t’i vendosë këto të dhëna në dispozicion të autoriteteve kompetente vetëm në zbatim të Ligjit nr 9157 datë 04.12.2003 për ‘Përgjimin e Telekomunikimeve’ dhe ndryshimeve përkatëse.

Përdorimi i të dhënave të thirrjeve dhe internetit për analizë tregu, aktivitete shitjesh dhe marketing direkt të Vodafone

Vodafone përpiqet në mënyrë të vazhdueshme që shërbimet e saj të telefonisë së lëvizsshme të përshtaten me kërkesat e klientëve të saj dhe mundësisht të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë arsye, Vodafone bën kërkim tregu ku përpiqemi të kuptojmë dëshirat e klientëve tanë. Të dhënat tuaja telefonike dhe të përdorimit të internetit e ndihmojnë Vodafone që të zhvillojë prodhime dhe shërbime të reja.
Vetëm me pëlqimin tuaj, Vodafone mund të përdorë të dhënat tuaja personale për qëllime tregtare, promocionale apo bamirësie dhe t’ua vendosë këtë infomacion në dispozicion dhe palëve të treta. Vodafone mund të ketë marrë të dhënat tuaja edhe nga ndërmarrje të tjera që e kanë pjesë të veprimtarisë së tyre tregtare grumbullimin dhe shitjen e të dhënave. Njëkohësisht, Vodafone ka nevojë të përdorë të dhënat tuaja për të mundësuar këshillimet rreth përdorimit të shërbimeve dhe produkteve të Vodafone.
Për t’ju mundësuar shërbime sa më të mira, Vodafone, vetëm me pëlqimin tuaj, do të përdorë të dhënat personale për qellime të marketingut direkt. Ju mund të zgjidhni që të mos kontaktoheni për të gjithë fushën e marketingut direkt ose edhe për kategori të veçanta të tij. Kështu, ju mund të bëni ankesë të veçantë rreth: direct mail; bulk SMS; e-mail; outbound telemarketing; dhe pjesëmarrjes në kërkim tregu.

Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e Vodafone, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:

Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61,
Kashar,Tiranë, Shqipëri

Siti i Internetit i Vodafone dhe të dhënat personale

Serveri i Vodafone njeh adresën-IP të vizitorit dhe në këtë mënyrë regjistron të dhënat rreth përdorimit të sitit të Vodafone. Të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet sitit të internetit të Vodafone Albania, përpunohen për qëllimin që ato mblidhen dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe këtë deklaratë të privatësisë. Asnjë e dhënë personale nuk do të mblidhet nga Vodafone Albania pa pëlqimin e vizitorëve të sitit.

Të dhënat për numëratorët telefonikë dhe numrat e shërbimeve

Në mbështetje të Ligjit nr 9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’ dhe akteve të tjera nënligjore në plotësim, Vodafone është i detyruar që të bashkëpunojë me instancat e njohura nga ligji për krijimin e numëratorëve telefonikë. Këto të dhëna mund t’u jepen shoqërive që merren me krijimin e këtyre numëratorëve vetëm me pëlqimin tuaj. Kur ju të lidhni një abonim me Vodafone, do t’ ju kërkohet pëlqimi për pjesëmarrjen në numëratorin telefonik dhe përfshirjen e të dhënave personale që ju dëshironi, çka do të mundësojë Vodafone të transmetojë të dhënat tuaja për krijimin e numëratorëve telefonikë të përgjithshëm, gjithmonë në bazë të udhëzimeve të Autoritetit Rregullator dhe në respektim të mbrojtjes së të dhënave personale.

Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave për qëllimin e mësipërm, lutemi të na kontaktoni me shkrim në adresën e mëposhtme:

Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61,
Kashar,Tiranë, Shqipëri

Të dhënat e thirrjeve dhe internetit të palëve të treta

Nëse ju bëni një abonim pranë Vodafone dhe mundësoni të tretët që të përdorin këto shërbime, Vodafone nuk ka mundësi që të dallojë se kush është përdoruesi i këtyre shërbimeve. Vetëm personi që ka një kontratë me Vodafone njihet ligjërisht nga Vodafone çka do të thotë se Vodafone u jep të dhëna rreth thirrjeve telefonike dhe përdorimit të internetit vetëm personit me të cilin është lidhur kontrata e shërbimit. Ky person ngelet përgjegjës për pagimin e faturave mujore. Nëse palët dëshirojnë një gjë të tillë, përdoruesi i shërbimit dhe personi që ka lidhur kontratën e abonimit mund të bien dakord mes tyre për përdorimin e të dhënave personale që jepen nga Vodafone në bazë të kontratës së abonimit.

3. AKSESI TE INFORMACIONI JUAJ

Në zbatim të Ligjit Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, ju keni të drejtën të kërkoni informacion mbi të dhënat tuaja personale që përpunohen nga Vodafone dhe ne do t’ju përgjigjemi brenda një afati 30 ditor. Kërkesa nevojitet të dërgohet me shkrim në adresën:

Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61,
Kashar,Tiranë, Shqipëri

Lutemi që, bashkëngjitur kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e celularit. Vodafone do të marrë të gjithë masat e nevojshme për të identifkuar identitetin tuaj para se të lëshojmë një kopje të informacionit.

4 . KORRIGJIMI DHE FSHIRJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Për t’u informuar mbi korrigjiimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave tuaja personale, ju mund të telefononi në numrin e shërbimit të klientit [INSERT NUMBER]. Për të korrigjuar/fshirë të dhënat tuaja personale lutemi të na kontaktoni me shkrim në adresën:

Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61,
Kashar,Tiranë, Shqipëri

Vodafone Albania, në zbatim të Ligjit Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ mbart detyrimin ligjor që në përgjigje të kërkesës tuaj, brenda një afati 30 ditor, të marrë masa për korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale. Në disa raste mund jetë e nevojshme që kërkesës me shkrim t’i bashkëngjitet një kopje e një dokumenti të vlefshëm identifikimi.

5. MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

Vodafone Albania, i ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Vodafone kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

Sidoqoftë, siti i internetit të Vodafone mund të ketë link te ndonjë sit tjetër interneti. Vodafone nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre siteve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat përkatëse të privatësisë për këto site. Kushtet e këtyre siteve mund të ndryshojnë nga ato të Vodafone.

6. PYETJE DHE VËREJTJE: NA KONTAKTONI

Me anë të shpjegimit të mësipërm, Vodafone shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj në funksion të shërbimeve të ofruara nga Vodafone. Si një shoqëri telekomunikacionesh që sjell gjithmonë risi, Vodafone do t’u paraprijë shërbimeve të reja, por gjithmonë aktiv dhe i përgjegjshëm në lidhje me shqetësimet e mundshme rreth mbrojtjes së të dhënave tuaja personale. Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:

Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61,
Kashar,Tiranë, Shqipëri

7. TË TJERA

Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të këtij siti dhe Kushtet e Përgjithshme që aplikon Vodafone Albania për klientët e saj.

Vodafone Albania rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

Vodafone mund të faturojë një shumë të vogël për të mbuluar shpenzimet administrative , shumë e cila përcaktohet nga kuadri rregullator përkatës kohë pas kohe.