Produkte & Shërbime
KontaktNe vlerësojmë mendimin tuaj. Na kontaktoni sa herë që dëshironi... SOS Credit![]() Në qoftë se krediti ju mbaron, “SOS CREDIT” ju vjen në ndihmë!
Roaming për klientët me parapagesë
Ju qëndroni në lëvizje dhe ne do t’ju mbajmë në lidhje.
Vodafone Albania ofron për klientët e saj me parapagesë, Vodafone Card dhe Vodafone Club një shumëllojshmëri shërbimesh edhe kur ata ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. Shërbimi Roaming aktivizohet automatikisht në momentin që ju vini në përdorim telefonin tuaj celular. Nëse dëshironi të kryeni një telefonatë, ose të dërgoni një mesazh, ju mund të përdorni numrin tuaj Vodafone Card apo Vodafone Club në të gjithë shtetet ku Vodafone Albania ofron shërbime të plota Roaming në bashkëpunim me rrjetet e saj partnerë.
Shërbimi Camel
Shërbimi Camel u jep mundësinë klientëve me parapagesë të kryejnë telefonata kur ndodhen jashtë vendit, kur ata janë në Roaming. Ju jeni i regjistruar automatikisht, por duhet te keni një minimum prej 170 lekësh në llogarinë tuaj që të keni mundësinë për të bërë telefonata. Klikoni këtu për të parë listën e shteteve.
Për të kryer telefonata ndërkohë që ndodheni jashtë Shqipërisë ju thjesht:
• Zgjidhni manualisht(“Settings””Netëork Selection” ”Manual Selection”) rrjetin me të cilin Vodafone Albania ka marrëveshje për Roaming dhe më pas formoni numrin: • Për të kryer telefonata drejt Shqipërisë formoni: 00355/kodin e zonës apo të rrjetit/numrin e telefonit • Për të kryer telefonata drejt numrave të shtetit në të cilin ndodheni formoni: (kodi i zonës)/numrin e telefonit • Për të kryer telefonata ndërkombëtare formoni: (+) ose (00)/kodin e shtetit përkatës/kodin e zonës apo të rrjetit/numrin e telefonit. Përpara se të largoheni nga Shqipëria kontrolloni dhe rimbushni llogarinë tuaj nga telefoni juaj celular duke formuar numrin 141.
Gjithashtu:
• Dikush tjetër mund të rimbushë llogarinë tuaj nga një telefon tjetër celular Vodafone duke formuar numrin 142, ose nga një telefon fiks duke formuar numrin 069 142 kur ndodhet në Shqipëri ose +355 69 142 kur ndodhet jashtë Shqipërisë. • Në qoftë se ndodheni jashtë Shqipërisë dhe dëshironi të rimbushni llogarinë tuaj nga telefoni juaj celular, mjafton të telefononi 141 sikurse nga Shqipëria dhe ndiqni udhëzimet e dhëna nga operatori. Për të parë listën e shteteve dhe operatorët me të cilët Vodafone Albania ka marrëveshje Roaming nga ku ju mund të merrni telefonata dhe SMS klikoni këtu.
Për më shumë informacion mbi shërbimin Roaming kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 139, vizitoni një nga dyqanet Vodafone.
|