Roaming me kontratë

Vodafone ju jep mundësinë të komunikoni në mënyrë të pandërprerë edhe kur jeni jashtë Shqipërisë nëpërmjet shërbimit Roaming. Vodafone ofron shërbim roaming me kontratë të pakrahasueshën në 325 rrjete ndërkombëtare në më shumë se 143 shtete në mbarë botën.

Ndërkohë që udhëtoni jashtë, ju mund të përfitoni nga një sërë shërbimesh që ofrohen prej Vodafone. Vodafone ofron kryerjen dhe marrjen e telefonatave nga dhe në çdo vend të botës, përdorimin e Sekretarisë Telefonike, marrjen dhe dërgimin e SMS-ve, MMS-ve, si edhe përdorimin e Vodafone Business Email dhe Vodafone Mobile Connect Card.

Personi që ju telefonon do të paguajë si për një telefonatë të suksesshme kombëtare kundrejt rrjetit Vodafone Albania, kurse ju do të paguani sipas tarifave roaming të planit tuaj tarifor

Si mund të aktivizoni shërbimin Roaming

Për të aktivizuar shërbimin Roaming, mjafton të vizitoni dyqanet Vodafone në mbarë vendin dhe bëni depozitimin e tarifës përkatëse. Pas kësaj do të bëhet edhe aktivizimi i këtij shërbimi.

Teknologjia GPRS në Roaming

Klientët e Vodafone Albania mund të përdorin një sërë shërbimesh bashkohore si dërgimin e Mesazheve Multimedia (MMS), akses në Internet nëpërmjet telefonit celular (Mobile Internet Access), Vodafone Mobile Connect Card, Business Email,  edhe kur janë në Roaming,  nëpërmjet teknologjisë GPRS.

Kush mund të përdorë GPRS Roaming?

  • Të gjithë klientët me kontratë të Vodafone Albania të cilët kanë aktivizuar shërbimin Roaming dhe janë regjistruar për të pasur shërbimet GPRS, mund të përdorin GPRS Roaming për shërbimin MMS dhe aksesin në Internet;
  • Të gjithë klientët që kanë marrë një Vodafone Mobile Connect Card dhe kanë aktivizuar shërbimin Roaming

Si mund të aktivizohet GPRS Roaming?

Në momentin që klientët kanë aktivizuar GSM Roaming, ata kanë aktivizuar automatikisht shërbimin GPRS Roaming. Për të aktivizuar MMS, klientët mund të telefonojnë pa pagesë Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 149. Për të aktivizuar Mobile Internet Access, ata duhet të vizitojnë  dyqanet Vodafone dhe të plotësojnë formularin përkatës. Për t’u pajisur me Vodafone Mobile Connect Card, klientët duhet t’i drejtohen Departamentit të Shitjeve pranë Vodafone Albania, ose dyqaneve Vodafone në Tiranë (Vodafone House dhe Dyqani Vodafonenë ETC).

Për më shumë informacion lutemi kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin e telefonit 149 nga telefoni juaj celular apo në numrin 069-149 nga një linjë telefoni fikse.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.
  • Plane tarifore
  • Produkte & shërbime
  • BlackBerry solution
  • Support