Vodafone ju jep mundësinë të komunikoni në mënyrë të pandërprerë edhe kur jeni jashtë Shqipërisë nëpërmjet shërbimit Roaming. Vodafone ofron shërbim roaming me kontratë të pakrahasueshën nëpërmjet marrëveshjeve me 242 Partnerë Roaming, të cilët janë ndër rrjetet celulare lider në më shumë se 115 shtete në mbarë botën.
Ndërkohë që udhëtoni jashtë, ju mund të përfitoni nga një sërë shërbimesh që ofrohen prej Vodafone. Vodafone ofron kryerjen dhe marrjen e telefonatave nga dhe në çdo vend të botës, përdorimin e Sekretarisë Telefonike, marrjen dhe dërgimin e SMS-ve, MMS-ve, si edhe përdorimin e Vodafone Business Email dhe Vodafone Mobile Connect Card.
Personi që ju telefonon do të paguajë si për një telefonatë të suksesshme kombëtare kundrejt rrjetit Vodafone Albania, kurse ju do të paguani sipas tarifave ndërkombëtare të shërbimit Roaming të Vodafone.
Për më shumë informacion rreth tarifave kur ju jeni në Roaming klikoni këtu
Si mund të aktivizoni shërbimin Roaming
Për të aktivizuar shërbimin Roaming, mjafton të vizitoni dyqanet Vodafone në mbarë vendin dhe bëni depozitimin e tarifës përkatëse. Pas kësaj do të bëhet edhe aktivizimi i këtij shërbimi.
Teknologjia GPRS në Roaming
Klientët e Vodafone Albania mund të përdorin një sërë shërbimesh bashkohore si dërgimin e Mesazheve Multimedia (MMS), akses në Internet nëpërmjet telefonit celular (Mobile Internet Access), Vodafone Mobile Connect Card, Business Email, edhe kur janë në Roaming, nëpërmjet teknologjisë GPRS.
Klikoni këtu dhe informohuni rreth Partnerëve Roaming GPRS
Kush mund të përdorë GPRS Roaming?
• Të gjithë klientët me kontratë të Vodafone Albania të cilët kanë aktivizuar shërbimin
Roaming dhe janë regjistruar për të pasur shërbimet GPRS, mund të përdorin GPRS
Roaming për shërbimin MMS dhe aksesin në Internet;
• Të gjithë klientët që kanë marrë një Vodafone Mobile Connect Card dhe kanë aktivizuar shërbimin Roaming
Si mund të aktivizohet GPRS Roaming?
Në momentin që klientët kanë aktivizuar GSM Roaming, ata kanë aktivizuar automatikisht shërbimin GPRS Roaming. Për të aktivizuar MMS, klientët mund të
telefonojnë pa pagesë Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 140. Për të aktivizuar
Mobile Internet Access, ata duhet të vizitojnë dyqanet Vodafone dhe të plotësojnë formularin përkatës. Për t’u pajisur me Vodafone Mobile Connect Card, klientët duhet t’i drejtohen Departamentit të Shitjeve pranë Vodafone Albania, ose dyqaneve Vodafone në Tiranë (Vodafone House dhe Dyqani Vodafonenë ETC).
Për më shumë informacion lutemi kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin e telefonit 144 nga telefoni juaj celular apo në numrin 069-144 nga një linjë telefoni fikse.