Regjistrimi i Klientëve me Parapagesë

Pasi të keni blerë një numër me parapagesë, Vodafone Card apo Vodafone Club ju duhet t’a regjistroni atë në emrin tuaj për t’a aktivizuar dhe për të përfituar shërbimet dhe ofertat Vodafone.

Si kryhet regjistrimi?

Pasi kryen identifikimin tuaj  me një nga dokumentet përkatëse te identifikimit, (pasaportë apo kartë identiteti) përfaqësuesi i autorizuar i shitjeve nga kompania Vodafone do ju ndihmojë për të plotësuar formularin përkatës të regjistrimit. Formulari i regjistrimit është një dokument i  hartuar dhe i miratuar Autoriteti i  Komunikimeve  Elektronike dhe Postare  (AKEP).

Dokumentacioni

Abonentët mund të regjistrohen duke paraqitur një nga dokumentet e mëposhtme të identifikimit:

Për individët mbi moshën 18 vjeç

  • Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike); ose
  • Kartë Identiteti.

 

Për personat juridike apo institucionet publike

  • NIPT/NUIS i personit juridik apo i institucionit publik , Autorizimi/Prokura  për personin qe kryen veprimet si edhe dokument i vlefshëm identifikimi për personin e  autorizuar.

 

Për individët e moshës 16 vjeç-18 vjeç

  • Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) ose Kartë Identiteti.
  • Çertifikate familjare ose vendim gjykate për kujdestarin ligjor.
  • Për  kujdestarin ligjor Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) ose Kartë Identiteti.

 

Për individët nën moshën 16 vjeç

  • Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) ose Kartë Identiteti ose çertifikate lindje me fotografi e 12 muajve te fundit.
  • Çertifikate familjare ose vendim gjykate per kujdestarin ligjor
  • Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) ose Kartë Identiteti për kujdestarin ligjor

Dëshirojmë t’ju rikujtojmë se nuk shërbejnë si dokumente identifikimi:

  • Patenta
  • Karta e Punës
  • apo dokumente të tjera të cilat shërbejnë për njohjen e aftësive apo cilësive të ndryshme të personit.
© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.