Me ParapagesëRegjistrimi i Klientëve me Parapagesë
Në zbatim të Ligjit Nr. 9625, datë 16.10.2006, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8618, datë 14.06.2000 “Për Telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë” për regjistrimin e abonentëve të telefonisë celulare me kartë të parapaguar, të gjithë abonentët me kartë të parapaguar në Shqipëri janë të detyruar të regjistrohen duke i dhënë operatorit përkatës të telefonisë celulare, numrin e tyre të telefonit celular dhe elemente identifikuese personale. Klientët Vodafone që blejnë një numër të ri me parapagesë, duhet ta regjistrojnë atë menjëherë në pikë-shitjen më të afërt, në të kundërt numri i ri Vodafone nuk do të aktivizohet. Ju mund të regjistroni numrin apo numrat tuaj me parapagesë në mbarë vendin, pranë të gjitha dyqaneve Vodafone, në agjencitë unionnet – Western Union, rrjeti EDS si dhe në shumë pikë-shitje celularësh. Dokumentet e duhura për Regjistrimin e Klientëve më Parapagesë Abonentët mund të regjistrohen duke paraqitur një nga dokumentet e mëposhtme të identifikimit: • Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike); ose • Letërnjoftim; ose • Çertifikatë lindjeje me fotografi; • Autorizim dhe NIPT në rast se regjistroni një person juridik apo institucion publik; • Çertifikatë familjare nëse regjistroni fëmijën tuaj nën moshën 18 vjeç. Si kryhet regjistrimi? Pasi abonenti identifikohet me një nga dokumentet e identifikimit të lartpërmendura, ai/ajo do të asistohet nga përfaqësuesit e kompanisë Vodafone për të plotësuar formularin përkatës të regjistrimit. Formulari i regjistrimit është një dokument i hartuar dhe i miratuar nga Enti Rregullator të Telekomunikacioneve (ERT). Për më shumë informacion rreth proçesit të regjistrimit vizitoni dyqanet Vodafone.
|