Red Alert

Që nga 1 prill 2010 Fondacionet dhe kompanitë Vodafone në 21 vende, duke qëndruar si një biznes lider i dedikuar ndaj nevojave të njerëzve në situata emergjente, kanë vendosur të punojnë së bashku në programin e quajtur Vodafone Red Alert, me qëllim për tu përgjigjur në mënyrë të menjëhershme ndaj fatkeqësive natyrore globale apo vendore si edhe emergjecave humanitare.

Në vendet që zbatojnë programin Red Alert përfshihen: Shqipëria, Australia, Republika Çeke, Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Fixhi, Gjermania, Gana, Hungaria, Irelanda, Italia, Malta, Hollanda, Zelanda e Re, Portugalia, Romania, Afrika e Jugut, Spanja, Tanzania, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Red Alert krijon mundësinë për punonjësit edhe klientët e kompanisë Vodafone për të kontribuar në vlerë monetare direkt prej celularit të tyre për të ndihmuar ne fatkeqësitë natyrore dhe emergjencat humanitare. Kjo është një tjetër përpjekje për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzve në nevojë. Red Alert përfaqëson një platforme të parapërgatitur shërbimi që ofron mundësi të shpejtë dhe efikase të kontributeve në raste emergjence.

Çdo aktivizim i një thirrje për Red Alert ndjek sigurisht një fond të dhuruar enkas nga vetë kompania që i dedikohet popullatës që preket nga fatkeqësia. Red Alert për Vodafone Albania: Në rast të një emergjence humanitare në vend, një thirrje Red Alert në Shqipëri njoftohet nga FVA, që fton klientët dhe punonjësit për të dhuruar kontribut/e nëpërmjet SMS në kodin e shkurtër 54444. Ky kod i dedikuar është i aprovuar për një kohë të pakufi zuar nga Autoriteti i Komunikimeve Eletronike dhe Postare.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.