• Pse duhet të regjistrohem?
    Regjistrimi ju lejon të merrni pjesë plotësisht në Forum. Pasi të regjistroheni ju mund të:

    • Postoni mesazhe të reja dhe t'i përgjigjeni postimeve të anëtarëve të tjerë
    • Të merrni email kur dikush i përgjigjet një postimi ose teme të caktuar
    • Të shkëmbeni mesazhe private me anëtarët e tjerë
    • Të personalizoni përvojën tuaj në komunitet me qindra cilësime të vërteta personalizimi
    • Të postoni ide, të votoni idetë që ju pëlqejnë më shumë dhe të postoni komente.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Si t'i ngarkoj imazhet?
    Është e lehtë! Në varësi të pikës ku filloni, mund të zgjidhni një ose më shumë imazhe, të zgjidhni një album dhe kaq. Ka kufizime për përmasën, patjetër, dhe imazhet tuaj duhet të aprovohen nga një moderator i Forumit para se t'i shikojnë të tjerët ose të mundeni t'i vendosni në një postim.

    Këto janë hapësirat nga të cilat mund të ngarkoni imazhe:

    • Faqja juaj e Albumeve dhe Imazheve
    • Secila nga faqet tuaja individuale të Albumit
    • Posto Mesazh, Përgjigju, Koment, Artikull, dhe faqe të tjera Postimi
    Për të ngarkuar imazhe:
    1. Shkoni në faqen tuaj të Profilit dhe klikoni lidhjen Shiko Imazhet.
    2. Klikoni Shto Imazhe dhe pastaj Shfleto për të zgjedhur një ose më shumë imazhe.
      Në varësi të cilësimeve në Forum, mund të ngarkoni deri në 10 imazhe njëherësh.
      Mund të shikoni një pamje të imazheve në mënyrë që të siguroheni që keni zgjedhur ato të duhurat.
    3. Klikoni Ngarko.
    4. Nëse është e nevojshme, zgjidhni nëse doni t'i vendosni imazhet në një album ekzistues ose të krijoni një të ri.
      • Për të përdorur një album ekzistues, zgjidhni një nga lista.
      • Për të krijuar një album të ri, formoni një titull albumi, zgjidhni nëse është privat ose publik, dhe formoni një përshkrim.
    5. Klikoni Ruaj.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Si ta ndryshoj Avatarin tim?

    Imazhi pranë emrit tuaj është avatari juaj dhe është një mënyrë e lehtë për ju që të personalizoni pak identitetin tuaj. Ju merrni automatikisht një avatar kur regjistroheni në Forum, por mund ta ndryshoni atë në diçka që ju pëlqen më shumë.

    Për të ndryshuar avatarin tuaj:

    1. Pasi të keni hyrë, klikoni Profili im për të personalizuar profilin tuaj personal.
    2. Klikoni panelin Avatarë.
      Mund të zgjidhni një prej avatarëve të Forumit, ose nëse ju lejohet, mund të ngarkoni një imazh apo të përdorni një avatar nga një faqe tjetër interneti. Nëse llogaria e Forumit tuaj është e lidhur me llogarinë tuaj në Facebook, mund të përdorni foton e profilit tuaj në Facebook si avatar.
    3. Për të zgjedhur një avatar nga koleksioni i Forumit, klikoni Zgjidh një Koleksion për të parë një grup avatarësh dhe përzgjidhni atë që dëshironi të përdorni.
      Mund t'i ndryshoni avatarët sa herë të dëshironi. Avatari juaj aktual shfaqet gjithmonë në krye të faqes së Avatarit.
    4. Për të përdorur foton e profilit tuaj në Facebook si avatar, klikoni Nga Facebook dhe klikoni Vendos Avatarin.
    5. Për të përdorur një imazh nga galeria juaj e Imazhieve të ngarkuara , klikoni Nga Imazhet e Ngarkuara dhe klikoni një imazh për ta zgjedhur.
      Mund ta përdorni këtë opsion vetëm kur keni imazhe të ngarkuara që janë aprovuar.
    6. Për të përdorur një imazh nga inerneti, klikoni Nga Interneti dhe formoni URL-në për imazhin. Klikoni Vendos Avatarin.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Si ta zgjedh foton e profilit tim në Facebook si avatar për profilin e Forumit?
    Pasi llogaria juaj në Facebook dhe profili i Forumit të jenë lidhur, mund ta përdorni foton e profilit në Facebook si avatarin e Forumit.

    Për të zgjedhur foton e profilit të Facebook si avatar:

    1. Shkoni në Profili im > Avatarë.
    2. Klikoni Nga Facebook.
    3. Klikoni Vendos Avatar.

    Kaq është e gjitha ! Nëse shkëputni llogaritë e Facebook dhe të Forumit, do t'ju duhet të zgjidhni një avatar të ri në Forum.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Si të kërkoj për informacione?

    Për të kërkuar në Forum, shkruani fjalët kyçe për temën tuaj në kutinë e tekstit Kërko në Forum dhe klikoni ikonën e kërkimit. Do të shfaqet një faqe me rezultatet e kërkimit. Shfletoni rezultatet e kërkimit në të njëjtën mënyrë siç do të bënit me një bord mesazhi.

    Për të kryer një kërkim më të thellë, klikoni lidhjen E avancuar që ndodhet në anën e majtë të shumicës të faqes. Ky kërkim ju lejon të kufizoni kërkimin tuaj në një forum specifik, pjesë specifike të mesazhit (subjekt kundër trupit) dhe në parametra të tjera të avancuara.

    Gjithashtu mund të kërkoni në Forum për anëtarë duke klikuar panelin Përdorues në çdo faqe të rezultateve të kërkimit dhe duke përdorur opsionet e kërkimit në këtë faqe.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Si tu tregoj anëtarëve të tjerë të Forumit për veten time?
    Mund tu tregoni anëtarëve të tjerë të Forumit ato që dëshironi rreth vetes tuaj - çdo gjë për të cilën ndiheni rehat. Mund të formoni një biografi të shkurtër, vendndodhjen tuaj, interesat tuaja, ose çdo gjë tjetër (sigurisht, brenda rregullave të komunitetit).

    Për t'i treguar anëtarëve të tjerë të Forumit rreth vetes tuaj:

    • Klikoni lidhjen Profili im për të personalizuar profilin tuaj personal.
    • Në panelin Profili Personal klikoni lidhjen Informacione Personale.
    • Shkoni poshtë te Biografia dhe na tregoni pak rreth vetes tuaj.
    Mund të formoni gjithashtu emrin tuaj dhe vendndodhjen ose çdo informacion tjetër që doni ta ndani me Forumin.

    Si rregull, çdokush tjetër në Forum mund të shikojë informacionet që shkruani në këtë faqe. Nëse nuk bini dakort me këtë, mund të kufizoni që informacioni ti shfaqet vetëm njerëzve në Listën e Miqve tuaj.

    Këtu është mënyra si ti shfaqni informacionet tuaja vetëm te njerëzit në Listën e Miqve tuaj:
    • Klikoni panelin Preferenca dhe klikoni Privatësia.
    • Te opsioni Shfaq informacionin privat të profilit tek zgjidhni Vetëm Miqtë.
    • Klikoni Ruaj.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Çfarë është Lidhja Facebook?
    Lidhja Facebook është një veçori e re që ju lejon të hyni në Forum duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të Facebook.

    • Filloni duke lidhur llogarinë tuaj të Facebook me profilin tuaj të Forumit. Pastaj, herën tjetër që hyni në Facebook, mund të hyni automatikisht në Forum gjithashtu.
    • Kur llogaritë tuaja të jenë lidhur, mund të shikoni një Lidhu me Facebook pranë lidhjes të zakonshme Hyr. Klikimi i asaj lidhjeje përsëri ju fut në llogarinë tuaj në Forum dhe në Facebook.
    • Po njëlloj, dalja nga Forumi ju nxjerr edhe nga Facebook gjithashtu.
    • Mund të përdorni foton tuaj të Facebook si avatarin e Forumit tuaj.
    • Dhe nëse ndërroni mendje, mund të shkëputni profilin tuaj nga llogaria Facebook dhe të shkoni përsëri të hyni në Forum me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Si ta lidh llogarinë time në Facebook me profilin tim në Forum?
    Mund ta lidhni me lehtësi llogarinë tuaj të Facebook dhe profilin e Forumit në mënyrë që të hyni në Forum me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të Facebook.

    Për të lidhur llogarinë tuaj të Facebook dhe profilin e Forumit:

    • Shkoni në Profili im > Rrjete Sociale.
    • Klikoni lidhjen Lidhuni në Llogarinë tuaj në Facebook.
    • Formoni informacionet e hyrjes në Facebook: adresa e email-it që përdorni për Facebook dhe fjalëkalimin tuaj të Facebook.
    • Klikoni Hyr.
    • Klikoni Okay për ta lejuar profilin e Forumit tuaj të përdorë emrin tuaj, foton e profilit dhe pjesët publike të profilit tuaj në Facebook.

    Kaq është e gjitha! Tani mund të hyni edhe në Facebook edhe në Forum nga faqja e Hyrjes në Facebook. Gjithashtu mund të zgjidhni foton e profilit të Facebook si avatarin e Forumit tuaj.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Si ta zgjedh foton e profilit tim në Facebook si avatar për profilin e Forumit?

    Pasi llogaria juaj në Facebook dhe profili i Forumit të jenë lidhur, mund ta përdorni foton e profilit në Facebook si avatarin e Forumit.

    Për të zgjedhur foton e profilit të Facebook si avatar:

    • Shkoni në Profili im > Avatarë.
    • Klikoni Nga Facebook.
    • Klikoni Vendos Avatar.

    Kaq është e gjitha ! Nëse shkëputni llogaritë e Facebook dhe të Forumit, do t'ju duhet të zgjidhni një avatar të ri në Forum.

    Was this helpful?

    Yes
    No
  • Si mund të jap Pëlqime?

    Mund të jepni Pëlqime për çdo postim në Forum përveç postimeve tuaja.

    Për t'i dhënë Pëlqime një mesazhi dhe autorit të tij:

    • Klikoni dinstiktivin Pëlqime mbi mesazhin.
    • Nëse ndërroni mendje rreth cilësisë së mesazhit, mund t'i tërhiqni Pëlqimet tuaja.
    Për t'i tërhequr Pëlqimet që keni dhënë:
    • Zgjidhni Opsione > Tërhiq Pëlqimet e Mia nga ky Mesazh.
    Numri i Pëlqimeve përditësohet dhe dinstiktivi i Pëlqimeve tregon se tani mund t'i jepni përsëri

    Was this helpful?

    Yes
    No