- Planet tarifore
- Produkte & shërbime
- Oferta & paketa
- Suport
Kur do të hedhë kompania Vodafone Albania në treg shërbimet 3G?
Vodafone Albania do të hedhë shërbimet 3G në Shqipëri përgjatë 3-mujorit të parë të 2011 (Janar, Shkurt, Mars 2011)
Shërbimet 3G do të jenë të disponueshme në të gjithë Shqipërinë apo vetëm në disa qytete?
Kompania Vodafone Albania është e angazhuar që për një periudhë të shkurtër të mbulojë të gjithë territorin e Shqipërisë me rrjetin që do të mundësojë teknologjinë 3G.
Shërbimet 3G do të ofrohen fillimisht në Tiranë, duke u pasuar në planin afatmesëm nga qytete të tjera si Durrësi, Elbasani, Fieri, Shkodra, Vlora, dhe duke mbuluar për një periudhe 18-mujore rreth 85.6% të territorit shqiptar.
A do të funksionojnë shërbimet 3G si për abonentët me parapagesë ashtu dhe për ata me kontratë?
Po, shërbimet 3G do të funksionojnë si për abonentët me parapagesë ashtu dhe për ata me kontratë.
Cfarë shpejtësie Interneti do të mund të kem me 3G?
Ju do të përfitoni Internetin më të shpejtë në celular që ofrohet në Shqipëri. Shpejtësia e Internetit në celularin tuaj do të arrijë deri në 14.4 Mbps, ofruar nga rrjeti Vodafone.
Cfarë shpejtësie do të ofrojë rrjeti 3G krahasuar me rrjetin 2G?
Praktikisht ju do të përfitoni një shpejtësi rreth 20 deri në 30 herë më të lartë me rrjetin 3G krahasimisht me rrjetin 2G.
A do të funksionojë rrjeti 3G nëse unë do të jem në roaming (jashtë Shqipërisë)?
Po, 3G do të funksionojë jo vetëm në Shqipëri (sipas planit të mbulimit me rrjet 3G) por edhe jashtë Shqipërisë, kur ju jeni në Roaming. Vodafone do të publikojë vazhdimisht listën e rrjeteve partnere në shtetet ku ju do të mund të përdorni shërbimet 3G.