Pyetje dhe përgjigje rreth produkteve dhe shërbimeve 3G

A më nevojitet një kartë e veçantë SIM për të përdorur shërbimet 3G?
Jo, nuk ju nevojitet një kartë tjetër. Karta juaj ekzistuese SIM do të punojë absolutisht shumë mirë për sa kohë keni një telefon të përshtashëm për 3G dhe jeni të lidhur në rrjetin Vodafone 3G.

A më nevojitet nje aparat i veçantë për të përdorur shërbimet 3G?
Po, për të përdorur shërbimet 3G nevojitet të keni një aparat që është i përshtashëm me rrjetin Vodafone 3G. Në rastin kur aparati që ju keni është i përshtashëm për 3G, atëherë nuk do t’ju nevojitet të blini një të ri. Aparatet 3G kanë kapacitete të ndryshme shpejtësie dhe ne rekomandojmë që ju të përdorni një aparat të përshtatshëm për teknologjinë HSPA në mënyrë që të përjetoni eksperiencën më të mirë të shërbimeve 3G.

Si ta kuptoj nëse aparati im është i përshtashëm për 3G apo jo?
Kur jeni në një zonë me mbulim të rrjetit Vodafone 3G dhe nëse aparati juaj shfaq ikonat “3G” ose “H” në krye të ekranit në krah të simbolit me vijëza të mbulimit të rrjetit, kjo do të thotë se telefoni  juaj është i përshtashëm për 3G dhe ju mund t’i përdorni këto shërbime. Ju duhet të siguroheni që rregullimet (settings) e telefonit nuk kanë të specifikuar vetëm përdorimin 2G. Në këtë rast ju mund t’i referoheni udhëzimeve të prodhuesit të aparatit apo mund të vizitoni www.vodafone.al/3G ku shumë shpejt do të publikohet edhe lista e aparateve celulare të përshtatshme për 3G.
Gjithashtu ka dy lloj aparatesh – WCDMA (R99) & HSPA.
Aparatet WCDMA apo R99 janë pajisje 3G por ato janë të përshtashme për shpejtësi të ulëta 3G deri në një maksimum prej 384 Kbps.
Aparatet HSPA janë pajisje të shpejtësisë së lartë 3G dhe suportojnë shpejtësitë që fillojnë ngë 3.6Mbps deri 7.2Mbps në varësi të pajisjes.
Ne rekomandojmë që përdoruesit të kalojnë nga lloji i aparateve WCDMA tek ata HSPA për të përjetuar eksperienca të shpejtësisë së lartë 3G.

Çfarë është Vodafone Mobile Broadband?  
Vodafone Mobile Broadband është ideuar për të patur akses në Internet apo email-e nga kudo dhe në çdo kohë. Vodafone Mobile Broadband na ndihmon për të punuar dhe për të patur akses në email-e dhe Internet edhe kur jemi në lëvizje. Ky modem në formën e USB-së ofron Internet të menjëhershëm dhe të shpejtë, deri në 14.4 Mbps. Me anë të Vodafone Mobile Broadband nuk do të kemi më nevojë për tela, linjë fikse telefonie, vende ku ofrohet Internet wireless apo Internet Café. Në këtë mënyrë laptop-i juaj bëhet realisht i lëvizshëm.

A mundem të lidh celularin me kompjuterin apo laptop-in tim për të përdorur shërbimet 3G dhe për të patur Internet të shpejtë?
Po, është e mundur që të lidhni celularin me kompjuterin apo laptop-in tuaj për të patur Internet të shpejtë nëpërmjet rrjetit 3G të ofruar nga Vodafone. Tarifat do të zbatohen në bazë të planit tarifor që ju keni zgjedhur.  Informacion më i detajuar rreth tarifave do të publikohet së shpejti.

A më nevojitet ndonjë lloj i veçantë aparati celular për të kryer një thirrje me video apo mund të përdor aparatin tim celular që është i përshtashëm për 3G?
Për të realizuar një video-call, është shumë e domosdoshme që aparati juaj të ketë një kamera në pjesën e përparme të ekranit ; normalisht këta telefona kanë dy kamera dhe njihen gjerësisht si telefona me “dual kamera” (kamera të dyfishtë). Nëse aparati juaj 3G ka një kamera frontale atëherë ju nuk ju duhet të blini një telefon të ri dhe mund të filloni të kryeni video call (thirrje me video).

Sa volum të dhënash “data” konsumohet ndërsa kryej një video call?
Video-calls (thirrjet me video) nuk përdorin kanale “data” në rrjetin Vodafone 3G por aksesojnë kanalet “voice” (zanore) kësisoj ju nuk do të konsumoni “data” (të dhëna) dhe do të tarifoheni në përputhje me minutat e përdorura shumëzuar me tarifën për minutë.

Për të realizuar video calls (thirrje me video) a është e rëndësishme që të dyja palët të kenë telefona që suportojnë shërbimet 3G?
Po, është e domosdoshme që të dyja palët (telefonuesit) të kenë  telefon 3G me dy kamera që bëjnë të mundur video calling (thirrje me video), si dhe të dy këta telefona duhet të jenë të lidhur me shërbimin 3G të Vodafone.

Çfarë duhet të bëj nëse nuk arrij të  realizoj një video-call pavarësisht se kam telefonin e duhur dhe jam i lidhur me rrjetin 3G?
Në një situatë të tillë ju fillimisht duhet të kontrolloni nëse personi që ju po përpiqeni të telefononi ka një telefon të përshtatshëm për 3G dhe video-call si dhe nëse ai është i lidhur me rrjetin 3G të Vodafone dhe në rast se nuk kryhet dot lidhja, edhe pse çdo gjë është në rregull, atëherë telefononi shërbimin tonë të Kujdesit për Klientin.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.