Si mund të kryej një "Super Rimbushje"?
“Super Rimbushja” mund të përfitohet duke telefonuar në numrin e shkurtër 141. Ju duhet të shtypni butonin 2 për të bërë një rimbushje dhe pas kësaj ju do të dëgjoni: Shtypni 1 për të kryer një rimbushje normale ose yll (*) për të kryer një "Super Rimbushje". Shtypni butonin yll (*) dhe ndiqni udhëzimet përkatëse.
Drejt cilëve destinacioneve mund të konsumohet vlera e përfituar nga një "Super Rimbushje"?
“Super Rimbushja” mund të konsumohet drejt të gjitha destinacioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për thirrje, SMS, MMS dhe Roaming. Koha e komunikimit e përfituar nga një “Super Rimbushje” nuk mund të përdoret për blerje paketash me minuta apo me SMS; nuk mund të transferohet me anë të shërbimit SOS Credit; dhe drejt shërbimeve me vlerë të shtuar Vodafone.
Sa herë mund të kryej një “Super Rimbushje”?
Ju mund të kryeni “Super Rimbushje” sa herë të dëshironi, pasi të keni konsumuar “Super Rimbushjen” paraardhëse. Kujdes! Ju nuk mund të kryeni dy Super Rimbushje njëkohësisht.
A mund të kontrolloj vlerën e mbetur në llogarinë "Super Rimbushje"?
Po, ju mund të kontrolloni vlerën e mbetur të llogarisë “Super Rimbushje” duke telefonuar në numrin e shkurtër 141 dhe duke shtypur butonin 1. Pas këtij veprimi ju do të dëgjoni: “Shtypni 1 për të dëgjuar vlerën e mbetur në llogarinë normale ose 2 për të dëgjuar vlerën e mbetur ne llogarinë "Super Rimbushje".
Cfarë ndodh në rastin kur kam 0 Lek në llogarinë time dhe kryej një “Super Rimbushje” dhe dëshiroj të bëj një telefonatë?
Pasi keni kryer një “Super Rimbushje” dhe formoni një numër telefoni, ju do të dëgjoni sekretarinë si më poshtë:
“Shtypni 1 për të marrë një hua nëpërmjet Shërbimit SOS Credit Top Up. Shtypni 2 për të vazhduar telefonatën.”
Pasi të keni shtypur butonin 2, telefonata juaj do të kryhet me sukses.
A mund të kryej një “Super Rimbushje” në rast se kam marrë hua më parë nëpërmjet shërbimit SOS Credit Top Up?
Jo. Ju nuk mund të kryeni një “Super Rimbushje” pa shlyer huanë e marrë nëpërmjet shërbimit SOS Credit Top Up. Ju mund ta shlyeni këtë hua vetëm me një rimbushje normale.