Çfarë është 3G?
3G nënkupton gjeneratën e tretë të teknologjisë së telefonisë celulare. 3G bazohet në iniciativën globale të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për të patur një standart të vetëm ndërkombëtar të komunikimit celular, që quhet “International Mobile Telecommunications-2000” (IMT-2000).
3G rrit në një shkallë të lartë eksperiencën e shërbimeve të tilla si multimedia, Internet të shpejtë në celular apo me bandë të gjerë, akses në Internet që mundëson shikimin e videove në celularin tuaj, kryerjen e video-thirrjeve (video calls), televizion (TV), marrjen dhe dërgimin e email-eve, shkarkimin e klipeve muzikore, dërgimin dhe marrjen e mesazheve video etj, ndërsa natyrisht do të vijoni të realizoni thirrjet e zakonshme zanore dhe shërbimin e SMS-ve.
A do të funksionojnë shërbimet 3G si për abonentët me parapagesë ashtu dhe për ata me kontratë?
Po, shërbimet 3G do të funksionojnë si për abonentët me parapagesë ashtu dhe për ata me kontratë.
A më nevojitet një kartë e veçantë SIM për të përdorur shërbimet 3G?
Jo, nuk ju nevojitet një kartë tjetër. Karta juaj ekzistuese SIM do të punojë absolutisht shumë mirë për sa kohë keni një telefon të përshtashëm për 3G dhe jeni të lidhur në rrjetin Vodafone 3G.
A më nevojitet nje aparat i veçantë për të përdorur shërbimet 3G?
Po, për të përdorur shërbimet 3G nevojitet të keni një aparat që është i përshtashëm me rrjetin Vodafone 3G. Në rastin kur aparati që ju keni është i përshtashëm për 3G, atëherë nuk do t’ju nevojitet të blini një të ri. Aparatet 3G kanë kapacitete të ndryshme shpejtësie dhe ne rekomandojmë që ju të përdorni një aparat të përshtatshëm për teknologjinë HSPA në mënyrë që të përjetoni eksperiencën më të mirë të shërbimeve 3G.
Si ta kuptoj nëse aparati im është i përshtashëm për 3G apo jo?
Kur jeni në një zonë me mbulim të rrjetit Vodafone 3G dhe nëse aparati juaj shfaq ikonat “3G” ose “H” në krye të ekranit në krah të simbolit me vijëza të mbulimit të rrjetit, kjo do të thotë se telefoni juaj është i përshtashëm për 3G dhe ju mund t’i përdorni këto shërbime. Ju duhet të siguroheni që rregullimet (settings) e telefonit nuk kanë të specifikuar vetëm përdorimin 2G. Në këtë rast ju mund t’i referoheni udhëzimeve të prodhuesit të aparatit apo mund të klikoni këtu për të kontrolluar nëse telefoni juaj është i përshtatshëm për 3G.
Gjithashtu ka dy lloj aparatesh – WCDMA (R99) & HSPA.
Aparatet WCDMA apo R99 janë pajisje 3G por ato janë të përshtashme për shpejtësi të ulëta 3G deri në një maksimum prej 384 Kbps.
Aparatet HSPA janë pajisje të shpejtësisë së lartë 3G dhe suportojnë shpejtësitë që fillojnë ngë 3.6Mbps deri 7.2Mbps në varësi të pajisjes.
Ne rekomandojmë që përdoruesit të kalojnë nga lloji i aparateve WCDMA tek ata HSPA për të përjetuar eksperienca të shpejtësisë së lartë 3G.
Nëse më nevojitet një telefon i ri 3G, a do të më duhet ta blej atë vetëm nga Vodafone apo çdo aparat 3G që gjendet në treg do të punonte gjithashtu mirë?
Nuk është e nevojshme që të blihet një aparat 3G që ofrohet vetëm nga Vodafone; ju mund të blini një aparat 3G në treg të hapur por sigurohuni që ai të jetë i përshtashëm për 3G HSPA+ në mënyrë që ju mund të aksesoni shpejtësi shumë të lartë 3G deri në 42 Mbps
A më nevojitet ndonjë lloj i veçantë aparati celular për të kryer një video-thirrje apo mund të përdor aparatin tim celular që është i përshtashëm për 3G?
Për të realizuar një video-call, është shumë e domosdoshme që aparati juaj të ketë një kamera në pjesën e përparme të ekranit ; normalisht këta telefona kanë dy kamera dhe njihen gjerësisht si telefona me “dual kamera” (kamera të dyfishtë). Nëse aparati juaj 3G ka një kamera frontale atëherë ju nuk ju duhet të blini një telefon të ri dhe mund të filloni të kryeni video call (thirrje me video).
Sa volum të dhënash “data” konsumohet ndërsa kryej një video call?
Video-calls (thirrjet me video) nuk përdorin kanale “data” në rrjetin Vodafone 3G por aksesojnë kanalet “voice” (zanore) kësisoj ju nuk do të konsumoni “data” (të dhëna) dhe do të tarifoheni në përputhje me minutat e përdorura shumëzuar me tarifën për minutë.
Për të realizuar video calls (video-thirrje) a është e rëndësishme që të dyja palët të kenë telefona që suportojnë shërbimet 3G?
Po, është e domosdoshme që të dyja palët (telefonuesit) të kenë telefon 3G me dy kamera që bëjnë të mundur video calling (video-thirrje), si dhe të dy këta telefona duhet të jenë të lidhur me shërbimin 3G të Vodafone.
Çfarë duhet të bëj nëse nuk arrij të realizoj një video-call pavarësisht se kam telefonin e duhur dhe jam i lidhur me rrjetin 3G?
Në një situatë të tillë ju fillimisht duhet të kontrolloni nëse personi që ju po përpiqeni të telefononi ka një telefon të përshtatshëm për 3G dhe video-call si dhe nëse ai është i lidhur me rrjetin 3G të Vodafone dhe në rast se nuk kryhet dot lidhja, edhe pse çdo gjë është në rregull, atëherë telefononi shërbimin tonë të Kujdesit për Klientin.
A mundem të lidh celularin me kompjuterin apo laptop-in tim për të përdorur shërbimet 3G dhe për të patur Internet të shpejtë?
Po, është e mundur që të lidhni celularin me kompjuterin apo laptop-in tuaj për të patur Internet të shpejtë nëpërmjet rrjetit 3G të ofruar nga Vodafone. Tarifat do të zbatohen në bazë të planit tarifor që ju keni zgjedhur. Informacion më i detajuar rreth tarifave do të publikohet së shpejti.
Çfarë është Vodafone Mobile Broadband?
Vodafone Mobile Broadband është ideuar për të patur akses në Internet apo email-e nga kudo dhe në çdo kohë. Vodafone Mobile Broadband na ndihmon për të punuar dhe për të patur akses në email-e dhe Internet edhe kur jemi në lëvizje. Ky modem në formën e USB-së ofron Internet të menjëhershëm dhe të shpejtë. Me anë të Vodafone Mobile Broadband nuk do të kemi më nevojë për tela, linjë fikse telefonie, vende ku ofrohet Internet wireless apo Internet Café. Në këtë mënyrë laptop-i juaj bëhet realisht i lëvizshëm.
Cilat janë përfitimet e teknologjisë 3G?
• Multimedia streaming* dhe shkarkimet
• Internet i shpejtë me bandë të gjerë
• Video calling (thirrje me video)
• Mobile TV (Televizor në celular)
• Shkarkim shumë i shpejtë i dokumenteve të dërguar me email
• Video call conference
* Streaming – nënkupton te luajturit e një klipi me zë dhe/ose figurë në mënyrë të rrjedhshme ndërkohë që ky klip shkarkohet.
Cfarë shpejtësie Interneti mund të kem me 3G?
Nëpërmjet rrjetit Vodafone 3G me teknologjinë HSPA+, ju do të përfitoni internet shumë të shpejtë në celularin ose laptopin tuaj, deri në 42 Mbps.
Cfarë shpejtësie do të ofrojë rrjeti 3G krahasuar me rrjetin 2G?
Praktikisht ju do të përfitoni një shpejtësi rreth 20 deri në 30 herë më të lartë me rrjetin 3G krahasimisht me rrjetin 2G.
Kur do të hedhë kompania Vodafone Albania në treg shërbimet 3G?
Vodafone Albania do të hedhë shërbimet 3G në Shqipëri përgjatë 3-mujorit të parë të 2011 (Janar, Shkurt, Mars 2011)
Shërbimet 3G do të jenë të disponueshme në të gjithë Shqipërinë apo vetëm në disa qytete?
Kompania Vodafone Albania është e angazhuar që për një periudhë të shkurtër të mbulojë të gjithë territorin e Shqipërisë me rrjetin që do të mundësojë teknologjinë 3G.
Shërbimet 3G do të ofrohen fillimisht në Tiranë, duke u pasuar në planin afatmesëm nga qytete të tjera si Durrësi, Elbasani, Fieri, Shkodra, Vlora, dhe duke mbuluar për një periudhe 18-mujore rreth 85.6% të territorit shqiptar.
A do të funksionojë rrjeti 3G nëse unë do të jem në roaming (jashtë Shqipërisë)?
Po, 3G do të funksionojë jo vetëm në Shqipëri (sipas planit të mbulimit me rrjet 3G) por edhe jashtë Shqipërisë, kur ju jeni në Roaming. Vodafone do të publikojë vazhdimisht listën e rrjeteve partnere në shtetet ku ju do të mund të përdorni shërbimet 3G.