Pyetje & Përgjigje

faq vaf 

Cili është statusi i Fondacionit Vodafone Albania?

Fondacioni Vodafone Albania është një organizatë jo-fitimprurëse e regjistruar sipas legjislacionit Shqiptar në 17 Korrik 2007.  Eshtë i themeluar nga Vodafone Albania Sh.A. në zbatim të politikës e strategjisë së investimit social  të kompanisë. Fondacioni Vodafone Albania hapi zyrën e tij në Tiranë në 1 Shkurt 2008.

Cili është qëllimi i këtij Fondacioni?

Fondacioni Vodafone Albania ka si qëllim akordimin e fondeve për organizata vendore, përfshirë këtu organizata jo-fitimprurëse, organizata të tjera të shoqërisë civile apo dhe individë nëpërmjet programeve të veçanta me qëllim për t’ju përgjigjur nevojave të komunitetit.  Gjithashtu, nëpërmjet programit të fondacionit sigurohen përfitime (në natyrë) të përftuara në sajë të zhvillimit të teknologjisë së telefonisë celulare, me qëllim për të kontribuar në mbrojten e mjedisit e trashëgimisë kulturore, si dhe duke mbështetur iniciativa në ndihmë të komuniteteve në nevojë.

Cili është misioni i Fondacionit Vodafone Albania?

Fondacioni Vodafone Albania, ashtu sikurse edhe Fondacioni Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar, udhëhiqet nga pasioni për botën që na rrethon. Fondacioni kryen investime sociale që ndihmojnë njerëzit të përmirësojnë jetën e tyre duke përfituar sa më shumë nga zhvillimet në teknologjinë e telefonisë celulare;  duke mbrojtur mjedisin dhe duke mbështetur komunitetin në ato vende ku ndodhen klientët tanë, punonjësit dhe partnerët tanë të biznesit.

Cilat janë fushat prioritare të financimeve?

Bazuar në misionin dhe qëllimin e Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar dhe Fondacionit Vodafone Albania, fushat e përcaktuara si prioritare për financim përfshijnë edukimin, shëndetësinë, mjedisin dhe kushtet social–ekonomike të komuniteteve në nevojë.

Kush mund të përfitojë prej këtyre fondeve?

Përfituesit janë pjesëtarë të komuniteteve në nevojë, në mënyrë të veçantë fëmijët pa mundësi për shërbime sociale, pa mundësi edukimi apo shërbimesh mjeksore. Në to përfshihen fëmijët jetim, të komunitetit rom, fëmijë me nevoja speciale, fëmijë të ngujuar, grupe të margjinalizuara të prekur nga dhuna apo dhunimi i të drejtave të tyre, njerëz që jetojnë varfëri ekstreme dhe pa përkrahje ndaj nevojave të tyre, persona të moshës së tretë në nevojë, persona me aftësi të kufizuar .

Cila është struktura e drejtimit në Fondacionin Vodafone Albania?

Fondacioni Vodafone Albania drejtohet prej Bordit Drejtues, i cili përbëhet prej 7 anëtarësh. Disa prej tyre janë pjesë e personelit të Vodafone Albania, ndërsa të tjerët janë personalitete të përzgjedhura jashtë kompanisë. Bordi udhëhiqet prej Kryetarit të zgjedhur mes anëtarëve të tij me shumicë vote.  Bordi Drejtues është përgjegjës për aprovimin e politikave, procedurave si dhe planit vjetor. Eshtë përgjegjës për aprovimin e projekteve që do marrin financim. Eshtë gjithashtu përgjegjës për monitorimin e punës së fondacionit dhe menaxhimin e programit të tij.

Nderkohe ekipi ekzekutiv përbehet prej dy personave, te cilet  mbështeten edhe nga ekspertë të finances dhe ligjorë të kompanisë Vodafone Albania. Ky ekip është përgjegjës për zbatimin e programit vjetor të aprovuar, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve, planin e komunikimit, monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e zbatimit të projekteve. Ekipi është gjithahstu përgjegjës për funksionimin e zyrës, krijimin e urave të  komunikimit me publikun, si dhe për krijimin e lidhjeve mes punonjësve të Vodafone Albania dhe projekteve e programit të investimit social.

Cilët janë donatorët e Fondacionit Vodafone Albania?

Dy donatorët e Fondacionit janë Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët do të kontribojnë çdo vit me fonde të përcaktuara tek  Fondacioni Vodafone Albania me qëllim për të realizuar planin dhe programin e tij vjetor. Të dy donatorët pritet të dhurojnë kontribut të përafërta vjetore. Përveç kësaj, Vodafone Albania Sh.A. mbulon gjithashtu shpenzimet operative dhe burimet njerëzore për funksionimin e zyrës së Fondacionit Vodafone Albania, sikurse dhe shpenzimet e tjera për zbatimin e planit të tij të komunikimit.

Çfarë proçedure duhet ndjekur për të përfituar nga fondi i fondacionit?

Në përgjigje të njoftimit “Thirrje për Aplikime” që Fondacioni Vodafone Albania kryen paraprakisht nëpërmjet rrugëve të komunikimit,  çdo organizate jo-fitimprurëse (OJF) apo institucion i shoqërisë civile i interesuar, që punon në një prej fushave të përcaktuara në misionin e fondacionit, mund të aplikojnë për fonde pranë Fondacionit Vodafone Albania në kufinjtë kohorë të njoftuar. Propozimi i OJF pritet të ketë me një kohështrirje maksimale të projektit të aplikuar prej 1 viti.  Aplikanti duhet të jetë gati të paraqesë projekt propozimin e përpiluar sipas instruksioneve të disponueshme faqen e internetit apo pranë zyrës së Fondacionit, të paraqesë gjithashtu formularin e plotësuar të aplikimit, si dhe të dorëzojë dhe të gjithë dokumentet identifikuese të organizatës sipas listës së kërkuar. Vetëm aplikantët e projekt-propozimeve të cilat marrin aprovim nga Bordi Drejtues do të kenë mundësinë të nënshkruajnë një marrëveshje me Fondacionin Vodafone Albania për zbatimin e projektit përkatës. Ndërkohë që ekipi ekzekutiv do të kryejë monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e zhvillimit te zbatimit të projektit në gjithë komponentët e tij me qëllim për të siguruar që fondet e dhuruara janë përdorur me eficiencë.

Çfarë proçedure duhet ndjekur për të përfituar nga programi “Bota e Ndryshimit”?

Sipas njoftimit “Konkurs për Aplikime për programin Bota e Ndryshimit" që Fondacioni Vodafone Albania bën paraprakisht në kuadër të këtij programini, çdo individ me pasionin për të sjellë nëpërmjet projektit të tij/saj individual një ndryshim e impakt social në jetën e njerëzve në nevojë, mund të aplikojë për këtë program brenda kufinjve kohorë të njoftuar. Projekt propozimi mund të jetë me një kohështrirje maksimale prej 1 viti. Aplikuesi duhet të jetë gati të paraqesë projekt propozimin sipas instruksioneve të disponueshme në këtë faqe interneti (seksioni "financime") ose pranë zyrës së Fondacionit, të paraqesë formularin e plotësuar të aplikimit, CV-në dhe gjithë dokumentet identifikuese të nevojshme, sikurse dhe deklaratën e një organizate jo-fitimprurëse (OJF) që pranon të përfshijë këtë projekt në programin e saj, si dhe të ketë përgjegjësinë për kryerjen e veprimeve administrative për fituesin e këtij programi. Vetëm projektet e aprovuara do të mundësojnë që fituesi, OJF-ja e mbështetëse dhe  Fondacionin Vodafone Albania të nënshkruajnë një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit. Fondi i dhuruar në sajë kësaj marrëveshje mbulon koston e pagës dhe shpenzimet operative të aplikantit fitues për përmbushjen e detyrave të tij në kuadër të projektit. Fondacioni do të jetë i përgjegjshëm për të monitoruar, vlerësuar dhe raportuar mbi progresin e zbatimit të projektit në të gjithë komponentët e të sigurojë që investimi është përdorur me eficiencë.

Kur është mundësia për të kontaktuar?

Çdo vit planifikohet të ketë 1 raund aplikimesh për Programin Vjetor të Granteve, dhe 1 raund për programin "Bota e Ndryshimit". Keto dy raunde priten te njoftohen ne fund te muajit nentor.  "Thirrja për aplikime" njoftohet në shtypin ditor si dhe rrugë tjera komunikimi. Aplikantët e interesuar kanë një kohë prej 30 ditë për të pregatitur e paraqitur aplikimin e tyre. Zyra e Fondacionit ofron infomarcione specifike në lidhje me kohën limit për aplikimet, formatet dhe instruksionet përkatëse për aplikim. Informacione e udhëziome mbi procedurën se si duhet aplikuar për secilin nga programet do të mund të gjenden në seksionet perkatese te kesaj faqe interneti, ose duke kontaktuar me  zyrën e fondacionit.

Si mund të kontaktoj me zyrën e Fondacionit?

Zyra e fondacionit është e hapur nga e hena në të premte, prej orës 9:00 – 17:00. Ajo gjendet në adresën: Rruga ”Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Kompleksi “Green Park”, Kulla Nr. 1, Apt.17, Tiranë. Ju mund të kontaktoni me zyrën e fondacionit edhe me telefon +355 (0) 4 2283268 / 7/ 9 apo fax.+355 (0) 4 2283333 apo email:foundation.al@vodafone.com.