Vodafone Passport është një strukturë tarifimi kur ndodhemi jashtë vendit (Roaming) me anë të së cilës kemi mundësi të flasim me tarifa më të lira. Vodafone Passport mund të përdoret nga të gjithë klientët e Vodafone Albania (me parapagesë apo me kontratë).
Çdo thirrje hyrëse kushton vetëm 120 lekë për telefonata që zgjasin deri ne 30 minuta.
Çdo thirrje dalëse kushton 120 + tarifën lokale sipas planit tarifor në të cilin jeni regjistruar (Vodafone Club, Vodafone Card, Vodafone me kontratë).
Kur ndodheni në Shqipëri telefononi falas në 15101 dhe zgjidhni opsionin 1 (për çregjistrim zgjidhni opsionin 2).
Kur ndodheni jashtë vendit dërgoni një SMS me kodin 1 në numrin 15101 (për çregjistrim dërgoni një SMS me kodin 2).
Po mund ta perdorni. Vodafone i jep mundësinë të gjithë abonentëve me kontratë të përdorin internetin kur ndodhen jashtë vendit në aparatin e telefonit, si dhe në laptop (VMCC).
Kusht është aktivizimi i shërbimit Roaming, si dhe aktivizimi i Internetit duke bërë pagesat përkatëse në dyqanet Vodafone.
Nëse i keni te aktivizuara më parë këto shërbime. Duhet vetëm të zgjidhni rrjetin e shtetit me të cilin Vodafone Albania ka GPRS Roaming, pastaj mund ta përdorni normalisht shërbimin e Internetit.
VMCC –Vodafone Mobile Connect Card
Ky shërbim u mundëson klientëve të Vodafone Albania të përdorin internetin, e-mail, aplikacione të ndryshme biznesi duke përdorur laptop-in kudo dhe kurdoherë.
Karta e VMCC kushton 20,000 Lekë.
Ky shërbim i jep mundësinë klientëve, të cilët i përkasin një rrjeti të huaj për të përdorur karta rimbushëse Vodafone kur ndodhen në Shqipëri (vizitorë në Vodafone Albania). Per momentin, rrjetet të cilat mund të përdorin këtë shërbim të ofruar nga Vodafone Albania janë:
|
Rrjetet |
Numri i shërbimit |
|
Vodafone Greece |
1268 |
|
Vodafone Italy |
42010 |
|
Vodafone Germany |
22922 |
|
Vodafone UK |
2345 ose 2346 |
|
Vodafone Ireland |
1741 |
|
VipNet Croatia |
7788 ose 0917788 |
MCN është identifikimi i thirrjeve të humbura me anë të një mesazhi, kur kemi të fikur telefonin, ose jemi jashtë zonës së mbulimit.
Në momentin kur hapim telefonin njoftohemi për të gjitha thirrjet e humbura që kemi pasur gjatë kohës që telefoni ynë ka qenë i fikur. Sistemi regjistron deri në 20 thirrje.
Dërgo një SMS me numrin ‘1’ tek 15129 për ta aktivizuar
Dërgo një SMS me numrin ‘0’ tek 15129 për ta çaktivizuar
Për gjuhën Angleze dërgo një SMS me shkronjën ‘e’ drejt 15129
Për gjuhën Shqipe dërgo një SMS me shkronjën ‘a’ drejt 15129
Ky shërbim është pa pagesë.
Në këtë rast ju keni të aktivizuar sekretarinë telefonike dhe të gjitha thirrjet ju shkojnë në sekretari (voice mail). Nëse doni ta çaktivizoni duhet të shbtypni ## 62 # ok.