Pyetje & Përgjigje

A do të më jepet mundësia të lëviz në sektorë të ndryshëm të Vodafone Albania?

Si pjesë e programit për të diplomuarit ju do të mund të fitoni experiencë në tre sektorë të ndryshëm të Vodafone Albania, bazuar në 3 projekte lokale duke përfshirë bashkëpunim me ekipet e shërbimit të klientit (shitje, kujdesi ndaj klientit etj.) në 12 muajt e parë.

 

A ka Vodafone nje politikë për mundësi të barabarta?

Vodafone ofron nje paketë pagesë dhe shpërblimi konkuruese për punonjësit e vet. Detajet për pagën për pozicionin e aplikuar nga kandidati do të diskutohen në fazën e intervistës.

 

Mund të më thoni sa është paga e një pozicioni para se të aplikoj?

Vodafone ofron nje paketë pagesë dhe shpërblimi konkuruese për punonjësit e vet. Detajet për pagën për pozicionin e aplikuar nga kandidati do të diskutohen në fazën e intervistës.

 

A do të jetë e nevojshme të udhëtoj?

Vodafone është një biznes global. Në varësi të pozicionit të punës që do të keni, ndoshta do t’ju kërkohet të udhëtoni. Ndonjëherë kjo mund të jetë për periudha të shkurtra, më pak se një ditë, ose për një periudhë më të gjatë. Ne do të mbulojmë shpenzimet e udhëtimit per çdo udhëtim pune.

 

A do të vlerësohet performanca ime?

Arritja e rezultateve të larta të biznesit kërkon bashkëpunim dhe kontribut nga të gjithë ne. Ju do të keni mundësi për të diskutuar qëllimet tuaja individuale, punën dhe planin e zhvillimit të karrierës personale. Ne jemi te angazhuar të rrisim optimizmin e të gjithë individëve në organizatë.

 

Cilat janë kriteret përzgjedhëse?

Nëse jeni një nga 10 studentët më të mirë në fakultetin tuaj dhe zotëroni një nivel shumë të mirë të gjuhës angleze, jeni të mirëpritur të aplikoni. Për informacione të mëtejshme mbi kriteret e përzgjedhjes dhe procesin e aplikimit ju lutem vizitoni faqen: http://www.vodafone.com/content/index/careers/graduates.html

 

Kë mund të kontaktoj për informacion të mëtejshëm dhe për ndihmë për sa i përket plotësimit të formularit?

Nëse keni nevojë për ndihmë apo informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni në adresën e E-mail: humanresources.al@vodafone.com

Lajme

Regjistrohu për Lajme

Regjitrohu për t'u infomuar me të rejat më të fundit me email.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.