Produkte & Shërbime
KontaktNe vlerësojmë mendimin tuaj. Na kontaktoni sa herë që dëshironi... SOS Credit![]() Në qoftë se krediti ju mbaron, “SOS CREDIT” ju vjen në ndihmë!
Programi Roaming, “Vodafone Passport”Flisni më gjatë dhe paguani më pak kur jeni jashtë Shqipërisë Vodafone Passport është mënyra më e thjeshtë dhe ekonomike të kryeni dhe të prisni telefonata gjatë këtyre pushimeve, pa u preokupuar për minutat që kaloni duke folur dhe koston e telefonatave tuaja.
Me Vodafone Passport ju përfitoni:
Më shumë kontroll të shpenzimeve tuaja gjatë përdorimit të celularit kur ndodheni jashtë shtetit Më shumë qartësi për koston e roaming dhe të faturës tuaj mujore Kosto të reduktuara për telefonatat e kryera dhe të marra gjatë qëndrimit tuaj jashtë shtetit Ju mund të kryeni telefonata kur ndodheni jashtë shtetit (në shtetet ku aplikohet Vodafone Passport) me të njëjtat tarifa që aplikohen në Shqipëri, duke i shtuar çdo telefonate një tarifë lidhjeje prej vetëm 100 lekë (pa TVSH). Në këtë mënyrë, ju do të mund të parashikoni lehtësisht se sa kushton çdo telefonatë, pa u shqetësuar për kohëzgjatjen e saj. Për telefonatat marrëse është akoma më e thjeshtë! Ju paguani vetëm tarifën e lidhjes (100 Lekë – pa TVSH) për çdo telefonatë që i përgjigjeni, pavarësisht nëse telefonata zgjat 1 apo 30 minuta.
Për tu regjistruar telefononi në numrin
15101
Në qoftë se nuk jeni regjistruar ende në Vodafone Passport, kini parasysh se aktivizimi i tij është falas dhe shumë i thjeshtë. Përpara se të udhëtoni jashtë Shqipërisë telefononi falas në 15101.
Kujdes: Duhen rreth 24 orë që të bëhet aktivizimi i programit Vodafone Passport, prandaj sigurohuni që të regjistrohuni përpara udhëtimit tuaj. Nëse ndodheni jashtë vendit dërgoni një SMS me kodin 1 në numrin 15101 (për çregjistrim dërgoni një SMS me kodin 2).
|