Programi "Bota e Ndryshimit" është një mundësi për individët me pasion për kontribuar me punën e tyre në një vit në projekte që krijojnë impakte sociale dhe rezultate në mbështetje të komunitetit.
Nëse pasioni, entuziazmi, përkushtimi dhe prirja juaj kërkon të sjellë këtë ndryshim, nëse besoni tek aftësia juaj, njohuritë dhe cilësitë tuaja për ta bërë këtë ndryshim, atëherë aplikimi juaj në programin “Bota e Ndryshimit” është një mundësi për t’i përqëndruar energjitë për të punuar pranë një organizate të shoqërisë civile të zgjedhur prej jush – duke shpresuar se në sajë të punës tuaj kur viti të ketë mbaruar, të keni lënë pas një një botë të ndryshuar.
Mes shumë aplikantëve, çdo vit FVA u ofron mundësinë tre fituesve të konkursit "Bota e Ndryshimit", duke mbuluar pagën dhe shpenzimet operative të fituesit për 12 muaj. Fituesi do të punojnë pranë një organizatë jofitimprurëse të zgjedhur prej vetë aplikantit, me qëllim vënien në zbatim të projektit. Organizata jo fitimprurëse e përzgjedhur duhet të pranojë paraprakisht aplikantin dhe projektin e aplikuar si pjesë të programit të organizatës. Projekt-propozimet që paraqiten duhet të jenë në përputhje me misionin dhe fushat përkatëse të ndërhyrjes së FVA.
Programi "Bota e Ndryshimit" u njoftua për herë të parë edhe në Shqipëri më 26 shkurt 2008. Programi për vitin pasadhës u njoftua më 3 prill 2009, dhe mes aplikantëve të shumtë u shpallën tre fitues. Per vitin ne vazhdim janë shpallur 11 fitues të këtij programi nga qytete të ndryshme të vendit të cilët do të punojnë në nje larmi fushash e sherbimesh sociale, duke filluar nga kujdesi shëndetesor e deri tek të drejtat e njeriut. Për më shumë informacion mbi fituesit e vitit dhe zbatimin e projekteve të tyre respektive, vizitoni seksionin "Fituesit e Vitit" tek "Bota e Nryshimit".
Fondacioni Vodafone Albania ka shpallur thirrjen për aplikime për programi "Bota e Ndryshimit" 2011 që në datën 21 shkurt. Aplikimet do të pranohen deri më datë 27 mars 2011, me shpresën që fituesit e rinj të sjellin akoma më shumë e më mirë për njerëzit në nevojë.