Prof. Ass. Dr. Aida Bani

Projekti "Menaxhim i Qëndrueshëm për Zonat Serpentine në Komunën e Udenishtit" (Pogradec)

Për rreth 6 vjet Aida studjoi tokat serpentine të Shqipërisë si pjesë e  temës së doktoraturës së saj në "National Polytechnic Institution of Lorraine" në Nancy të Francës, u njoftua fituese e Programit Bota e Ndryshimit per 2011 me qëllim që të japë mundësi zbatimit praktik të këtij studimi. Si njohëse e mirë e fushën së ndotjes dhe rehabilitimit të tokës bujqësore, Aida e përqëndroi punën e saj tek banorët e zonave me  toka serpentine (përmbatje të lartë metalesh në tokë), të cilat do vazhdojnë të jenë vendbanime të epidemisë serpentine si dhe e specjeve të tjera vendase të cilat në bujqësi sjellin produktivitet te ulët e për pasojë edhe varfëri. Aida  punoi per 1 vit në këtë zonë model për ribimësimin e zonës me qëllim ruajtjen e biodiversitetit, zvogëlimin e rrezikut të mundshëm te erozionit dhe transferimin e përmirësimin e metaleve të cilat kanë impakt negativ në cilësinë e produktivitetit të tokës bujqësore, me qëllim për të rritur prodhimin si dhe ndërgjegjësimin e banorëve për rrezikun e mundshëm të këtyre fenomeneve. Aida u mbështet në këtë nismë nga organizata EPER, e cila ka në programin e saj mbrojtjen, rehabilitimin si dhe edukimin mbi ambjentin.