Fondacioni Vodafone Albania
Adresa: Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Kompleksi "Green Park", Kulla No.1, Apt.17, Tiranë, Shqipëri
Bota e Ndryshimit Lexoni më shumë për fituesit e programit "Bota e Ndryshimit"
Proçedura e udhëzime për aplikantët e interesuarÇdo projekt që synon të përfitojë nga fondet e Fondacionit Vodafone Albania kalon përmes një raundi aplikimi, të shpallur nga FVA përmes mjeteve të komunikimit publik. Pas “Thirrjes për Aplikime” të FVA, çdo organizatë jo-fitimprurese e shoqërisë civile që operon në një prej fushave përkatëse të specifikuara në misionin e Fondacionit mund të aplikojë për programin vjetor të granteve pranë FVA, brenda afateve të shpallura. Kohëzgjatja e projekt propozimeve mund të planifikohet maksimalisht për një viti. Aplikanti duhet të jetë i gatshëm të paraqesë një projekt-propozim (sipas udhëzimeve të vëna në dispozicion) dhe dokumentacionin e kërkuar për regjistrim pranë zyrës së Fondacionit. Në rastin e programit "Bota e Ndryshimit", aplikanti duhet të plotësojë edhe formularin e aplikimit. Një kopje elektronike të projekt propozimit dhe formës së aplikimit kërkohet të dërgohet në adresë të postës elektronike të FVA. Projekt propozimi dhe formulari i aplikimit kërkohen të plotësohen në gjuhën angleze.
|