Vodafone U Control Plani tarifor Vodafone U Control 1500Plani tarifor
Vodafone U Control 1500 është një produkt unik i cili kombinon aspektet më të mira të planeve tarifore me parapagesë dhe me kontratë.
Kontroll më efikas i shpenzimeve tuaja dhe
fleksibilitet janë avantazhet më kryesore të këtij plani tarifor unik!
Me Vodafone U Control 1500 ju do të keni
kontroll absolut të shpenzimeve tuaja. Pasi ju konsumoni pagesën mujore, ju mund të përdorni karta rimbushëse për të vazhduar komunikimin. Në këtë mënyrë, ju nuk do të shpenzoni kurrë më shumë sesa limiti qe keni vendosur të shpenzoni.
Bëhuni tani pjesë e planit tarifor
Vodafone U Control 1500 dhe shfrytëzoni avantazhet e të qenurit pjesë e komunitetit të numrave me kontratë dhe ndërkohë përfitoni dhe avantazhet e mëposhtme:
• Ju mund të mbani numrin tuaj ekzistues Vodafone n.q.s dëshironi
• Për herë të parë nuk keni nevojë të paguani garanci • Tarifa të njëjta për të gjitha thirrjet kombëtare • Tarifa të njëjta gjatë përdorimit të llogarisë me kontratë si dhe me parapagesë • Mundësi transferimi të balancës së mbetur të llogarisë me parapagesë në muajt në vijim • Menaxhim më i mirë i buxhetit tuaj pasi ju mund të kontrolloni llogarinë tuaj me parapagesë dhe me kontratë. Fleksibilitet i plotë i jepet konsumimit të pagesës mujore prej 1500 Lekësh. Kështu, kjo pagesë është ekuivalente me 67 minuta kombëtare ose 100 SMS kombëtare ose 50 MMS kombëtare ose 19 MB navigim në Internet në varësi të përdorimit nëse përdoret posaçërisht për këto shërbime. Gjithashtu ju mund të konsumoni këtë pagesë mujore me 33 minuta kohë bisedë, 20 SMS kombëtare, 10 MMS kombëtare, mundësinë për të naviguar në Internet ose në çfarëdolloj kombinimi që ju dëshironi.
|