- Planet tarifore
- Produkte & shërbime
- Oferta & paketa
- Suport
Vodafone Passport është mënyra më e thjeshtë dhe ekonomike të kryeni dhe të prisni telefonata gjatë këtyre pushimeve, pa u shqetësuar për minutat që kaloni duke folur dhe koston e telefonatave tuaja.
Me Vodafone Passport ju përfitoni:
- Më shumë kontroll të shpenzimeve tuaja gjatë përdorimit të celularit kur ndodheni jashtë shtetit
- Më shumë qartësi për koston e roaming dhe të faturës tuaj mujore
- Kosto të reduktuara për telefonatat e kryera dhe të marra gjatë qëndrimit tuaj jashtë shtetit
Ju mund të kryeni telefonata kur ndodheni jashtë shtetit (në shtetet ku aplikohet Vodafone Passport) me të njëjtat tarifa që aplikohen në Shqipëri, duke i shtuar çdo telefonate një tarifë lidhjeje prej 120 lekë (me TVSH). Në këtë mënyrë, ju do të mund të parashikoni lehtësisht se sa kushton çdo telefonatë, pa u shqetësuar për kohëzgjatjen e saj.
Për telefonatat marrëse është akoma më e thjeshtë! Ju paguani vetëm tarifën e lidhjes (120 Lekë - me TVSH) për çdo telefonatë që i përgjigjeni, pavarësisht nëse telefonata zgjat 1 apo 30 minuta.
Si mund të regjistrohem në Vodafone Passport?
Nëse jeni në Shqipëri telefononi ose dërgoni SMS pa pagesë me tekst 1 në numrin 137. Nëse jeni jashtë Shqipërisë ju mund të regjistroheni në Vodafone Passport duke dërguar SMS pa pagesë me tekst 1 në numrin 137.
Kujdes: Aktivizimi i planit tarifor Vodafone Passport bëhet brenda 24 orëve, prandaj sigurohuni që të regjistrohuni përpara udhëtimit tuaj. Nëse ndodheni jashtë vendit dërgoni një SMS me kodin 1 në numrin 137 (për çregjistrim dërgoni një SMS me kodin 2).
Rrjetet ku aplikohet "Vodafone Passport"
Vo
dafone Greece, Vodafone Italy, Vodafone Germany, Vodafone United Kingdom, Vodafone Spain, Vodafone Australia, Vodafone Czech Republic, Vodafone Hungary, Vodafone Ireland, Vodafone Malta, Vodafone Netherlands, Vodafone New Zealand, Vodafone Portugal, Vodafone Romania, Proximus Belgium, Mobilkom A1 Austria, Swisscom (Zvicër), SFR (Francë), Vodafone Turkey, Telenor Mali i Zi, Monaco (Vala 900) Kosovë, Vipnet Kroaci, Vip Maqedoni, Vip Serbi.
Për më shumë informacion kontaktoni shërbimin e Kujdesit për Klientin në 140, 149 apo shikoni listën e çmimeve përkatëse të planit tarifor që ju i përkisni.