09 Shkurt 2009

Duke filluar nga 9 shkurt 2009, Vodafone Albania do të hedhë në treg planin e ri tarifor"Vodafone Paketa Profesionale". Për herë të parë komuniteti i biznesit mund të krijojë planin e tij tarifor, të krijuar për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit brenda grupit dhe në drejtim të destinacioneve kombëtare.

Me planin tarifor " Vodafone Paketa Profesionale", Vodafone Albania ju mundëson të përzgjidhni një nga dy Paketat me Minuta brenda Grupit, ku ju mund të flisni 60 min/në muaj për vetëm 350 Lekë ( pa përfshirë TVSH), ose një kohë të palimituar bisede për vetëm 1100 Lekë/muaj( pa pëfshirë TVSH) dhe/ose një nga tre Paketat e Minutave me destinacion kombëtar, si me poshtë:

Ju mund të zgjidhni të flisni 120 minuta/muaj për vetëm 2100 Lekë ( pa përfshirë TVSH) , ose 240 minuta/muaj për 4000 Lekë ( pa përfshirë TVSH), ose 360 minuta/muaj për 5700 Lekë ( pa përfshirë TVSH).
Me ofertat e fundit, klientët ekzistues me kontratë mund të zgjedhin të krijojnë vetë planin e tyre tarifor dhe të përfitojnë nga ofertat në dispozicion.
Proçedura e regjistrimit në këto plane tarifore do të jetë e njëjtë me regjistrimin në planin tarifor Biznes. Pajtimtarët aktualë mund të kalojnë në secilin nga planet tarifore të përshtatshëm duke plotësuar formën e aktivizimit të shërbimit në të gjithë dyqanet Vodafone.
Pajtimtarët e këtyre planeve tarifore, do të përfitojnë tarifat ndërkombëtare, programin Vodafone Passport (për Roaming), si edhe të gjitha shërbimet e vlefshme për klientët me kontratë.


Plane të reja tarifore "Vodafone Paketa Familjare"

Inovative dhe të përzgjedhura për tju përshtatur më së miri nevojave të komunikimit të planeve tarifore Vodafone Paketa Familjare, Vodafone Albania hedh në treg 2 plane të reja familjare.
Vodafone Paketa Familjare 200 - 200 minuta drejt destinacioneve kombëtare me tarifë 0 Lekë kundrejt një Pagese Fikse Mujore prej 4000 Lekë dhe Vodafone Paketa Familjare 360 - 360 minuta drejt destinacioneve kombëtare me tarifë 0 Lekë kundrejt një Pagese Fikse Mujore prej 6500 Lekë ( pa përfshirë TVSH).

Çdo klient i ri i planeve tarifore të Vodafone Paketa Familjare mund të zgjedhë një grup numrash celularë ( deri në 4 numra ) dhe mund të blejë 500 minuta të përbashkëta me vetëm 1000 lekë ( pa përfshirë TVSH)
Të gjithë klientët e planit Vodafone Paketa Familjare kanë fleksibilitetin për të ndarë 500 minuta kohë bisede brenda familjes dhe kjo është e thjeshtë.
Vetëm njëri nga anëtarët e planit Vodafone Family mund të paguajë, ndërsa të tjerët përfitojnë nga paketa me 500 minuta kohë bisede në muaj.

Vodafone Albania gjithashtu njofton ndryshimet në pagesën mujore dhe në emrat komercialë të 4 planeve ekzsistuese "Vodafone Paketa Familjare". Klientët tanë do të paguajnë më pak për më shumë kohë bisede të shpenzuar brenda familjes dhe drejt rrjeteve kombëtare.

  • Vodafone Paketa Familjare 500 - do të quhet Vodafone Paketa Familjare - Pagesë Fikse Mujore prej 500 Lekë, plan tarifor i thjeshtë.
  • Vodafone Paketa Familjare 1100 - do të quhet Vodafone Paketa Familjare 30 - Kundrejt një Pagese Fikse Mujore prej 750 Lekë, ofron 30 minuta me tarifë 0 Lekë drejt destinacioneve kombëtare.
  • Vodafone Paketa Familjare 1700 - Vodafone Paketa Familjare 60 - Kundrejt një Pagese Fikse Mujore prej 1400 Lekë, ofron 60 minuta me tarifë 0 Lekë drejt destinacioneve kombëtare.
  • Vodafone Paketa Familjare 2800 - do të quhet Vodafone Paketa Familjare 120 - Kundrejt një Pagese Fikse Mujore prej 2500 Lekë (pa perfshirë TVSH), ofron 120 minuta me tarifë 0 Lekë drejt destinacioneve kombëtare


Përmes shumëllojshmërisë së planeve tona me kontratë, klientët tanë kanë mundësinë të përfitojnë më shumë nga koha e tyre duke zgjedhur planin tarifor qe më shumë i përshtatet nevojave të komunikimit personal, familjar dhe të biznesit.

Për ofertat tona më të fundit, mund të vizitoni dyqanet tona në të gjithë vendin.

Për më shumë informacion kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com
www.vodafone.al