Vodafone ofron për klientët e saj dy programe tarifore me parapagesë:
Vodafone Card
Vodafone Club
Zgjidhni nje nga programet me parapagesë të mësipërme dhe përfitoni të gjitha shërbimet dhe cilësinë e rrjetit të telefonisë celulare Vodafone pa kontrata, pagesa fikse apo fatura.
Vodafone Card
Nëpërmjet paketës së lidhjes Vodafone Card ju përfitoni të gjitha shërbimet dhe cilësinë e rrejtit të telefonisë celulare Vodafone pa kontrata, pagesa fikse apo fatura, duke blerë një vlerë të paracaktuar kohore dhe duke zgjedhur telefonin tuaj të preferuar.
Duke mos u mjaftuar vetëm me shërbimin e telefonisë celulare, Vodafone ofron një Sistem të Plotë Komunikimi duke ju dhënë një shumëllojshmëri shërbimesh cilësore, cilësi mbulimi të rrjetit, dhe një shërbim të plotë të Kujdesi për Klientin, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.
Çmimi i paketës Vodafone Card kushton 600 Lekë (me TVSH). Në momentin e aktivizimit të numrit tuaj, ju do të përfitoni 500 Lekë kohë fillestare komunikimi, të vlefshme për 12 muaj.
Për të parë tarifat e programit me parapagesë Vodafone Card
klikoni këtu
Vodafone Club
Vodafone Club i jep mundësinë të gjithë klientëve me parapagesë të këtij programi, të përfitojnë nga tarifat më të lira për komunikim me njëri-tjetrin. Abonentët e programit Vodafone Club përfitojnë gjithashtu të gjitha shërbimet si dhe abonentët e programit me parapagesë Vodafone Card.
Çmimi i paketës Vodafone Club kushton 600 Lekë (me TVSH). Në momentin e aktivizimit të numrit tuaj, ju do të keni 400 Lekë kohë fillestare komunikimi të vlefshme për 12 muaj dhe 500 SMS brenda Vodafone Club, të vlefshme për 30 ditë.
Për të parë tarifat e programit me parapagesë Vodafone Club
klikoni këtu
Ndryshimi i Planit Tarifor nga Vodafone Card në Vodafone Club ose anasjelltas
Për të kaluar nga plani tarifor me parapagesë Vodafone Card në planin tarifor me parapagesë Vodafone Club telefononi në numrin
15111 kundrejt një pagese prej
500 Lekë (me TVSH).
Për të kaluar nga plani tarifor me parapagesë Vodafone Club në planin tarifor me parapagesë Vodafone Card telefononi në numrin
15111 kundrejt një pagese prej
250 Lekë (me TVSH).
Shënime:
-
Kalimi nga plani tarifor me parapagesë Vodafone Club në planin me parapagesë Vodafone Card bëhet pas një qëndrimi tre-mujor ne planin e mëparshëm.
- Rikthimi në planin tarifor Vodafone Club bëhet pas një periudhe tre mujore.
Për më shumë informacion rreth programeve me parapagesë Vodafone Card dhe Vodafone Club kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 139 & 140, ose vizitoni dyqanet Vodafone në mbarë vendin