Vodafone Club SMS![]()
Përgjegjshmëria a BiznesitTelefonia celulare ka ndryshuar botën dhe mënyrën e jetesës tonë. Përgjegjshmëri e biznesit nënkupton sigurinë që këto ndryshime të jenë pozitive, nënkupton të dëgjosh mbarë komunitetin për të mësuar se si duhet të ecim duke bërë ndryshime pozitive në botën ku jetojmë.
Përgjegjshmëria e biznesit është pjesë shumë e rëndësishme në të gjitha vendimet që marrim, dhe gradualisht po bëhet një element përcaktues në çdo aktivitet apo angazhim me bashkëpunëtorët tanë. Eshtë pjesë vitale e çdo vendimi që ne marrim, është frymëzimi dhe ndikimi në gjithçka ne bëjmë. Si një nga biznest e para të përgjegjshme që operon në Shqipëri, Vodafone Albania publikon rregullisht raporte të cilat përditësojnë publikun me aktivitetet dhe zhvillimet e arritura.
Raporti i përgjegjshmërisë së biznesit prezanton përpjekjet e bëra për rritjen e rolit të përgjegjshmërisë në përgjigje të nevojave të komunitetit. Ai pasqyron zbatimin e një sërë projektesh të suksesshëm, si dhe mbështetjen e nismave lokale nga Vodafone. Raporti synon të vendosë një komunikim të vazhdueshëm me klientët e partnerët tanë me qëllim për të kuptuar më mirë pikëpamjet e tyre si dhe për t’ju përgjigjur nevojave e kërkesave të tyre. Përgjegjshmëria e biznesit për një kompani të telekomunikacionit përfshin një mori çështjesh të tilla si:
Përfshirja e klientëve dhe partnerëve;
Celularët, stacionet bazë dhe shëndeti; Zhvillimi i një marketingu të përgjegjshëm; Efikasiteti në përdorimin e energjisë dhe administrimin e mbetjeve; Mbrojtja e Mjedisit; Përfshirja dhe trajimi i punonjësve; Investimet sociale në komunitetin ku shërbejmë. Vodafone Albania konfirmon angazhim në kryesimin e rolit të përgjegjshmërisë në tregun vendas. |