Ofertë Reference e Interkoneksionit
Njoftim Publik
Duke filluar nga data 18 Shkurt 2009, Vodafone Albania ka botuar në faqen e saj zyrtare të internetit versionin e ri të Ofertës Referencë të Interkoneksionit, miratuar me Vendimin Nr.527, datë 30.12.2008 të Këshillit Drejtues të AKEP “Për përditësimin e ofertës referencë të sipërmarrësit FNT – Vodafone Albania Sh.A.” dhe të ndryshuar me Vendimin Nr.628, datë 10.02.2009. Të gjitha çështjet e interkoneksionit mes rrjeteve publike të komunikimit elektronik do të trajtohen në përputhje me këtë dokument rregullator si dhe me kuadrin ligjor ne fuqi.
|