Mundësi PunësimiVodafone Club SMS![]()
Njerëzit tanëPërveç suksesit financiar dhe pozicionit të fortë në treg, zgjerimi i Vodafone ka krijuar një numër të madh punësh/pozicionesh të reja brenda një periudhe të shkurtër. Sot, kompania jonë ka më shumë se 380 të punësuar.
Megjithatë, madhësia dhe sofistikimi i kompanisë sonë kërkon mbështetjen e shumë drejtuesve të kualifikuar që zotërojnë njohuri menaxheriale, ekonomike, komerciale dhe njohuri te tjera shkencore. Në Vodafone Albania në kuadrin e mundësive të barabarta ekziston nje balancë gjinore, përkatësisht 52% femra dhe 48% meshkuj. Këto përqindje ndryshojnë nga një departament në tjetrin dhe nga një kategori punë në një tjetër, por duket se ndjekin tendencën e përgjithshme të përbërjes së forcës së punës në fushën e telekomunikacioneve.
Mosha mesatare e punonjësve është 29 vjec. Ky është një tregues i qartë i kulturës së re dhe dinamike të Vodafone dhe të besimit tek të rinjtë. Të sapo diplomuar me prespektiva shumë premtuese janë punësuar gjatë gjithë kohës. Nëpërmjet trainimeve dhe këshillimeve të gjithanshme, këta të rinj shumë shpejt marrin përsipër përgjegjësinë e vërtetë dhe kryejnë punë cilësore. Kompetenca dhe profesionalizmi i treguar nga punonjësit tanë më të vjetër janë një pasuri e çmuar për Vodafone. Këta njerëz kanë luajtur një rol kyç në formimin e mentalitetit të kompanisë si dhe në arritjen e objektivave të veprimtarisë tonë. Për këta njerëz Vodafone kujdeset që atyre t'u ofrohet mundësi ngritje në detyrë si dhe shpërblime të cilat pasqyrojnë angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë viteve të punës së tyre në Vodafone. Punonjësit e Vodafone arrijnë të bashkërendojnë një larmi përvojash, njohurish dhe tiparesh personaliteti duke përfituar kështu nga të mirat e diversitetit. Secili dhe çdonjëri prej tyre, qoftë si individë apo grup, punojnë në harmoni të plotë duke synuar mbajtjen dhe rritjen e mëtejshme të sukseseve të Vodafone.
|