22 Nëntor 2007
 
Në kuadër të përgjegjshmërisë së biznesit ndaj komuniteteve në nevojë, Vodafone Albania për të tretin vit rradhazi në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, zhvilloi ditën e dhurimit të gjakut nga punonjësit e Vodafone në ndihmë të fëmijëve talasemikë nën sloganin “Nga Unë Tek Ti- Një Dhuratë për Jetën”.
 
Në Tiranë janë 500 fëmijë talasemike
• 1 herë në muaj ata duhet të marrin një flakon gjak.
• Ky lëng i jetës është jetik për ta. Gjakun nuk mund ta fabrikojmë. Ai sigurohet vetëm nga dhurimi.
Rreth 60 punonjës të Vodafone Albania, së bashku me familjarët e tyre dhuruan gjak për të shpëtuar jetën e këtyre fëmijëve .

Gjaku eshtë jetik për fëmijët talasemikë. Me 400 mililitra gjak mund të shpëtojmë jetën e një fëmije, nëse ai ka nevojë për gjakun e plotë. Po me të njëjtën sasi gjaku të dhuruar mund të shpëtojmë jetën e 3 fëmijëve, të cilët kanë nevojë për elementë të caktuar të gjakut.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Thomas Papaspyrou falenderoi përzemërsisht punonjësit dhe familjarët e kompanisë Vodafone për aktin e tyre human të dhurimit të gjakut. Njëkohësisht ai shprehu se një akt i tillë duhet të shërbejë si apel për të gjithë biznesin për të shprehur përgjegjshmërinë e tyre ndaj komuniteteve në nevojë.
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com
/