Haris Broumidis,  Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania që prej Nëntorit të 2007, duke filluar nga fillimi i Prillit 2012, kalon në Zyrat Qendrore të Grupit Vodafone në Londër,  në pozicionin e Drejtorit Komercial për Evropën. Në këtë rol të ri ai do të jetë përgjegjës për përshpejtimin zbatimit të prioriteteve komerciale të Vodafone në tregjet Evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë.

Haris Broumidis filloi bashkëpunimin e tij me Vodafone në vitin 2002 dhe shërbeu në vijueshmëri si Drejtor i Marketingut dhe  Drejtor i Njësisë së Biznesit të Ndërmarrjeve në Vodafone Greece, ndërsa në katër vitet e fundit nën drejtimin e tij arriti që ta bënte Vodafone Albania lider të padiskutueshëm të tregut të telekomunikacioneve në Shqipëri.

Dietlof Mare është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm për Vodafone Albania. Gjatë karrierës së tij ai ka shërbyer për katër vite si Drejtor i Përgjithshëm i Vodacom Tanzania dhe përpara kësaj ka menaxhuar biznesin e Vodacom në  Republikën Demokratike të Kongos.