Mundësi fantastike komunikimi me paketën mujore Vodafone Club MIX

17.04.2012

Me 1000 lekë (me TVSH) përfitohen 3000 njësi komunikimi për t’u përdorur sipas dëshirës në kombinime prej deri 3000 minuta ose mesazhe brenda grupit ose deri 3000 MB internet plus një bllok ekstra prej 30 minutash për thirrje kombëtare.

Telefonatat, mesazhet dhe Interneti i shpejtë 3G do të jenë tashmë më të lira për të gjithë anëtarët e Vodafone Club që zgjedhin paketën “Club 3000 & 30”. Kjo paketë unike mujore që kushton 1000 leke (me TVSH) është dizenjuar të plotësojë të gjitha nevojat për komunikim përmes 3000 njësive të komunikimit që ajo përmban.

Paketa “Club 3000 & 30” ofron fleksibilitet maksimal për përdoruesit e saj të cilët mund të kombinojnë 3000 njësitë e komunikimit që ka paketa në formën që preferojnë duke përdorur për të komunikuar përmes telefonatave, mesazheve apo Internetit 3G.

Veç kësaj paketa përmban dhe 30 minuta ekstra për thirrje drejt të gjitha rrjeteve kombëtare.

 Për më shumë hollësi mbi këtë ofertë klikoni këtu