Skema Discover Vodafone – mundësi fantastike karriere për studentët më të talentuar shqiptarë


Lideri global i telekomunikacioneve sjell në Shqipëri metodat më moderne për zbulimin e talenteve

 Tiranë, 23 Shtator 2013: Vodafone Albania sjell mundësi reale për të sapodiplomuarit e talentuar duke mundësuar edhe këtë vit zhvillimin e skemës globale të zbulimit të talentëve “ Discover Vodafone” (Zbulo Vodafone) në Shqipëri. Kjo skemë e veçantë – e zbatuar njëlloj në të gjitha kompanitë e Grupit Vodafone - integron teknikat më të përparuara të identifikimit të talenteve të reja dhe ju hap dyert e nje karrierre te shkëlqyer në Vodafone.

Këtë sezon, interesimi i të rinjve shqiptarë ishte shumë i lartë. Rreth 1200 aplikantë shprehën interesin për skemën dhe pasi u kalua në disa faza testimi në fazën finale të testimit fituan të drejtën të merrnin pjesë 18 kandidatë të talentuar.

Këtë vit nga skema Discover Vodafone pritet të dalin të paktën 7 fitues të cilët do të lidhin një kontratë pune me Vodafone Albania për të punuar për 18 muaj në 3 sektorë të ndryshëm të kompanisë, për të fituar njohuri të gjera në lidhje më biznesin e telekomunikacineve dhe kulturën e punës në një kompani me shtrirje globale si Vodafone.

Testimi final i kandidatëve u zhvillua ditën e hënë në zyrat qendrore të Vodafone Albania. Këtë vit procesi i testimit final ishte krejt i ndryshëm nga vitet e tjera dhe përbënte një rast unik në Shqipëri përsa i përket testimit lidhur me punësimin. Procesi ishte shume dinamik dhe u ofroi kandidatëve më shumë mundësi për të demonstruar kreativitetin dhe potencialet e tyre. Testimi dhe intervistimi i kandidatëve u realizua nga panele të përbëra nga drejtuesit më të lartë të kompanisë.

Kandidatët fitues  do të kenë mundësinë e një karrierë të suksesshme në kompaninë Vodafone në Shqipëri dhe nëse vijojnë të shfaqin aftësi prej talentesh, ata do të kenë të hapuar dyert për t’u bërë drejtues të Vodafone në nivel global përmes skemës Columbus për zhvillimin e Liderve të rinj që mundëson rritjen në karrierë në rang global në Vodafone Group. Pikërisht nëpërmjet kësaj skeme një prej kandidatëve shqiptarë fitues në “Zbulo Vodafone” 2010 ia doli mbanë që këtë vit të transferohej për punësim dhe zhvillim të mëtejshëm në Vodafone Irlandë.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, Dietlof Mare duke mirëpritur kandidatët e talentuar pretendentë theksoi se falë punës këmbëngulese gjithkush mund t’ja dalë të formëzojë një karrierë të shkëlqyer dhe se kompania Vodafone do të jetë gjithmonë e gatshme për të qenë një portë e hapur për të rinjë e talentuar shqiptarë që kanë pasionin për të sjellë zhvillim për gjithë shoqërinë.

Vodafone Albania bashkëpunon ngushtë më autoritet shtetërore të arsimit, universitet publike dhe private dhe institucionet e nxitjes së punësimit. Aktualisht Vodafone merr pjesë në disa projekte për nxitjen e punësimit dhe zhvillimin e të rinjve të talentuar.