Fondacioni Vodafone Albania, ashtu sikurse edhe Fondacioni Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar, udhëhiqet nga pasioni për botën që na rrethon.
Fondacioni kryen investime sociale që ndihmojnë njerëzit të përmirësojnë jetën e tyre duke përfituar sa më shumë nga zhvillimet në teknologjinë e telefonisë celulare; duke mbrojtur mjedisin dhe duke mbështetur komunitetin në ato vende ku ndodhen klientët tanë, punonjësit dhe partnerët tanë të biznesit.