Produkte & Shërbime
KontaktNe vlerësojmë mendimin tuaj. Na kontaktoni sa herë që dëshironi... Mesazhet e Shkruara (SMS)Nëse dëshironi të komunikoni në mënyrë diskrete, pa ju dëgjuar njeri atëherë……
…..ju mund të përdorni Shërbimin e Mesazheve të Shkruara. Me anë të këtij shërbimi ju do të mund të dërgoni dhe të merrni mesazhe të shkruara të cilat mund të shihen në ekranin e telefonit tuaj. Mesazhi i marrë shoqërohet nga një tingull i shkurtër dhe nga një mesazh në ekranin tuaj. Nëse telefoni juaj është i fikur ose ju ndodheni jashtë zonës së mbulimit, mesazhet e nisura në numrin tuaj do të ruhen për 72 orë.
Shërbimi i Mesazheve të Shkruara është i disponueshëm për të gjithë abonentët e Vodafone.
Çmimi i këtij shërbimi është 20lekë/SMS për abonentet e programit me parapagesë (Vodafone Card dhe Vodafone Card Plus) dhe 17 lekë/SMS për abonentët e programit me kontratë. Çdo mesazh i shkruar që ju dërgoni mund të shkruhet në të gjitha gjuhët, edhe në shqip por nuk duhet të përmbajë më shumë se 160 karaktere.
Për të dërguar mesazhe të shkruara nga celulari juaj, në fillim ju duhet të regjistroni me anë të menusë së mesazheve të telefonit tuaj, numrin e qendrës së shërbimit të mesazheve të shkruara të Vodafone +355 69 2000 200.
Ju mund të dërgoni mesazhe nga celulari juaj, abonentëve të tjerë në Shqipëri dhe jashtë saj. Personi të cilit i dërgoni mesazhin do ta marrë atë pavarësisht nga rrjeti që përdor në Shqipëri ose jashtë saj. Gjithashtu dhe ju, kur ndodheni jashtë vendit mund t'i dërgoni abonentëve të shërbimit me parapagesë dhe atyre me kontratë mesazhe të shkruara nëse rrjeti telefonik i huaj e ofron këtë shërbim.
|