Vodafone Mobile Broadband Hotspot është një modem i cili shpërndan internet WI-FI.

Interneti që shpërndan pajisja krijon mundësinë e lidhjes me Internet deri në 5 aparatë të tjerë që mund të jenë: laptop, aparat celular, WI-FI TV, tablet si edhe çdo pajisje tjetër e përshtatur me sistemin WI-FI.

Mjafton të jetë i vendosur në prizë, të jetë vendosur karta sim e Vodafone Albania (karta SIM mund të ketë VMB apo cdo lloj zgjidhje komunikim me parapagesë apo me kontratë që ka internet) dhe të shtypet butoni ‘ON’.
 
 

Herën e parë pajisja duhet konfigurar nëpërmjet një kompjuteri personal. Në mënyrë automatike do të hapet ndërfaqja nga ku mund të bëni ndryshimin e passwordit të pajisjes (fjalëkalimi fillestar gjendet në manualin e udhëzimeve të produktit) si edhe vendosjen/ndryshimin/heqjen e PIN-it të kartës SIM.

Vendosja/heqja/ndryshimi i kartës SIM mund të bëhet edhe duke përdorur një aparat celular.

paisja suporton vetëm kartën SIM të Vodafone Albania

Ju mund të keni Internet në laptopin tuaj duke përdorur një USB Vodafone ( VMB ).

VMB ( Vodafone Mobile Broadband ), është një pajisje në formën e një USB-je e cila përmban një kartë fizike Vodadone. Kjo pajisje lidhet me një laptop apo kompjuter personal dhe mundëson dërgimin e SMS dhe MMS me shkrim, akses në internet, intranet, e-mail dhe aplikimet e biznesit në kompjuterin tuaj kudo.

USB-ja ju ofron mundësinë të merrni internetin me vete kudo që ndodheni nëpërmjet modemit të lëvizshëm .

Ju mund të zgjidhni një prej këtyre paketave të cilat ndryshojnë vetëm nga shpejtësia e Internetit.

Çmimi ( ALL)  Shpejtësia e Internetit
3000                      7.2 Mbps
5000                     21.1 Mbps
10000                   42.2 Mbps

Nëse keni modemin apo dëshironi të përdorni Internetin Vodafone 3G në tabletin tuaj ju mund të blini vetëm paketën e lidhjes (kartën SIM) me parapagesë për 1500 Lekë

Ky modem funksionon vetëm me kartë SIM Vodafone.

Hiqni kapakun e USB-së, tërhiqni jashtë mbajtësen dhe vendosni kartën SIM Vodafone
Vendoseni sërisht në vend mbajtësen bashkë me kartën SIM
Vendosni USB-në në një prej portave USB në laptopin/PC-në tuaj.
Instalimi i pajisjes do të fillojë automatikisht sapo laptop-i/PC-ja juaj ta njohë USB-në

Shkoni tek Start Menu, Computer dhe do të gjeni VMC Lite *9...
Klikoni me të djathtën e mausit dhe në vazhdim do të zgjidhni Setup_vmc_lite_exe dy herë.

Nëse ju shfaqet kjo dritë do të thotë se pajisja juaj është duke operuar me rrjetin 3G.

Si fillim sigurohuni që statusi i pajisjes të jetë Not Connected.
Tek toolbar klikoni mbi device, më pas klikoni mbi shenjën e antenës më poshte kur fusha duhet të marrë ngjyrë gri.
Klikoni mbi Bearer dhe mund të zgjidhni rrjetin që dëshironi.

Ju mund të hyni në programin e USB-së të instaluar në laptop-in, desktop-in tuaj dhe të identifikoni aty numrin tuaj të USB-së, ose të dërgoni nga pajisja një SMS drejt një numri me parapagesë dhe ta shihni që aty.

Si fillim duhet të aktivizoni Hotspot-in nga Iphone juaj duke përzgjedhur opsionin On.
Klikoni në shenjën e lidhjeve wireless të laptop-it, tablet-it tuaj dhe përzgjidhni emrin e Iphone-it tuaj. Më pas provoni të hyni në Internet.

Ju mund të na dërgoni të dhënat mbi sistemin operativ të laptop-it tuaj në adresën ecaresupport.al@vodafone.com dhe ne do t’ju ndihmojmë me konfigurimin manual.
Sigurohuni që APN e Vodafone të jetë e vendosur vodafoneweb.

A ju ndihmoi ky informacion?

Po
Jo