Pasi jeni regjistruar në Vodafone One ju do të përfitoni pikë sipas aktiviteteve të ndryshme që ju kryeni nëpërmjet numrit celular dhe do të njoftoheni në kohë reale me SMS për pikët e mbledhura.

Nëse ju dëshironi të kontrolloni balancën e pikëve të numrit tuaj në Vodafone One mund ta bëni shumë thjesht, vetëm duke telefonuar në 130 ose duke dërguar SMS me tekst Balance në 130. Përveç informacionit rreth balancës, nëpërmjet kësaj SMS-je ju do të njoftoheni gjithashtu edhe për pikët e para që ju skadojnë dhe datën përkatëse të skadimit.

Ju do të njoftoheni vetëm për ato pikë që ju skadojnë ndërkohë që pikët e tjera të balancës suaj vazhdojnë të jenë të vlefshme përkatësisht për dy vjet nga momenti i përfitimit.
Për shembull: Pikët e përfituara në 1 Qershor 2013 janë të vlefshme deri më 31 Maj 2015.


Sistemi i pikëve të programit Vodafone One funksionon sipas tabelës së mëposhtme.

Aktiviteti 
Pikët
Regjistrimi në Vodafone One 100 pikë
Për çdo vit qëndrimi në Vodafone përpara regjistrimit në Vodafone One 10 pikë
Pas çdo viti qëndrimi në Vodafone One 100 pikë
Për çdo 100 Lekë rimbushje elektronike deri në 3,000 Lekë 10 pikë
Per çdo 100 Lekë rimbushje elektronike me vlerë mbi 3,000 lekë 15 pikë
Për çdo kartë rimbushëse 300 Lekë  15 pikë
Për çdo kartë rimbushëse 500 Lekë  25 pikë
Për çdo kartë rimbushëse 700 Lekë 35 pikë
Për çdo kartë rimbushëse 1,000 Lekë 50 pikë
Për çdo kartë rimbushëse 3,000 Lekë 150 pikë
Për çdo kartë rimbushëse 5,000 Lekë 250 pikë
Aktivizimi i paketës ditore të Internetit (MIA) 5 pikë
Aktivizimi i paketës javore të Internetit (MIA) 50 pikë
Regjistrim në M-Pesa 100 pikë
Transfertë lekësh kombëtare 10 pikë për çdo 1000 lekë vlerë transaksioni
Transfertë lekësh ndërkombëtare 10 pikë për çdo 10000 lekë vlerë transaksioni
Pagesë fature CEZ, UKT dhe pagesë fature Vodafone 50 pikë
Blerja e një abonimi nga DigitAlb 50 pikë
Blerja e një produkti nga Pomodoro.al apo Agr.al 50 pikë

 

Kujdes!
Pikët e përfituara janë të vlefshme për 2 vjet nga momenti që i keni marrë kështu që ju mund t’i mblidhni ato ose mund të zgjidhni dhuratën që dëshironi sipas pikëve të mbledhura.
Në rast transferimi të një vlere të caktuar nëpërmjet shërbimit SOS Credit, pikët që i korespondojnë kësaj vlere do të zbriten nga llogaria e pikëve tuaja Vodafone One.
Shembull: Kur ju kryeni një rimbushje prej 1000 Lekë ju përfitoni në total 100 Pikë. Në rast se ju trasferoni 200 Lekë në një numër tjetër Vodafone atëherë do t’ju zbriten nga llogaria e pikëve 20 Pikë. 

Pikët e përfituara nëpërmjet “Vodafone One” nuk mund të transferohen nga një numër me parapagesë në një numër tjetër celular.