Telefoni Vodafone 555 Blue tashmë në dyqanet Vodafone vetëm për 9000 Lekë (me TVSH)

Vodafone Albania sjell ekskluzivisht për tregun shqiptar telefonin inteligjent Vodafone 555 Blue. Vodafone 555 Blue është i pari telefon në botë që është dizenjuar për të patur në qendër të funksioneve të veta komunikimin përmes Facebook në mënyrë që njerëzit të munden të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme më miqtë e tyre kudo që ata të gjenden.

Dizenjo e Vodafone 555 Blue reflekton në çdo aspekt dëshirën e njërëzve për të qenë të informuar për të rejat më të fundit dhe për të komunikuar me miqtë e tyre kudo dhe në çdo kohë.

• Drejt e tek Facebook, sapo e nxjerr nga kutia: Facebook është aktiv sapo telefoni ndizet.
• Sistem plotësisht i integruar i postës: Mesazhet e Facebook shfaqen tek lista e postës së telefonit së bashku me mesazhet e shkurtra dhe emailet.
• Realizim dhe dërgim i shpejtë i fotove: fotot e bëra përmes kamerës prej 2 Megapiksels të Vodafone 555 Blue mund të ndahen me miqtë vetëm përmes një klikimi.
• E lehtë për të qëndruar në kontakt me miqtë: profilet që miqtë tuaj kanë në Facebook sinkronizohen automatikisht në listën e kontakteve të telefonit.
• Gjithmonë i informuar: Vodafone 555 Blue rifreskon të dhënat në kohë reale dhe shfaq në ekran të rejat më të fundit.
• Kontroll me një klikim: butoni “F” për Facebook mund të caktohet për të kryer një numër “detyrash”, përfshi postimin e menjëhershën të rifreskimit të statusit tuaj në Facebook me foto nga galeria apo lidhje (links) nga shfletuesi i internetit.
• Formë tërheqëse: navigim me prekje përmes trackpad, ekrani panoramik 2.4” dhe tastiera me butonat QWERTY janë ideale për chat, email dhe rifreskim te stauseve në Facebook.

Të gjithë klientët e rinj që blejnë këtë aparat do të përfitojnë falas 500MB internet çdo muaj për 6 muaj me radhë, ndërsa klientët ekzistues me parapagesë do të përfitojnë vetëm një paketë javore interneti prej 200 MB.

Ky telefon inteligjent unik është dizenjuar dhe sjellë tek kunsumatori falë një bashkëpunimi midis Vodafone dhe Facebook ® i cili u njoftua në fund të korrikut 2011. Ky telefon vjen në Shqipëri më cmimin fantastik prej 9000 Lekë (me TVSH). 

Më shumë informacion për këtë telefon dhe për ofertat e Vodafone Albania mund të gjeni duke vizituar www.vodafone.al/555