MMS

Ç’ është shërbimi MMS?

Shërbimi MMS (Multi-Media Messanging Service) është një shërbim pasues i mesazheve me tekst SMS, i cili ju lejon të përfshini çdo kombinim të tekstit, imazheve, regjistrimeve audio, regjistrimeve video dhe informacioneve prezantuese në mesazhet që dërgohen nëpërmjet telefonave celularë.

Çfarë përmban shërbimi i ri MMS?

Ashtu si mesazhet me tekst SMS, një mesazh MMS mund të përmbajë çdo kombinim të tekstit, imazheve, regjistrimeve audio, regjistrimeve video, etj.

Duke përdorur kamerën dixhitale të celularit përdoruesit mund të fotografojnë një objekt, person, pamje dhe t'ja dërgojnë atë menjëherë dikujt tjetër. Mundësia për të dërguar imazhe lejon përdoruesit të ndajnë momente të rëndësishme me shoqërinë, familjen, kolegët etj.

Editimi i imazhit duke shtuar tekst i lejon përdoruesit të krijojë kartolina elektronike personale. Në të njëjtën kohë përdoruesi mund të krijojë edhe përmbajtje personale të MMS me animacione, skica, figura dhe fotografi që gjenden në arkivën e celularit të tij.

Adresa e përdorur është kryesisht numri i telefonit të marrësit, megjithatë Vodafone Albania ofron dhe mundësinë për të dërguar MMS në adresa email-i.

Për të aktivizuar shërbimin MMS dërgoni SMS në 136 ose telefononi Kujdesin për Klientin.

Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 140 (për klientët me parapagesë) , 149 (për klientët me kontratë) , ose vizitoni dyqanet Vodafone.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.