Produkte & Shërbime
KontaktNe vlerësojmë mendimin tuaj. Na kontaktoni sa herë që dëshironi... SOS Credit![]() Në qoftë se krediti ju mbaron, “SOS CREDIT” ju vjen në ndihmë!
MMSÇ’ është shërbimi MMS?
Shërbimi MMS (Multi-Media Messanging Service) është një shërbim pasues i mesazheve me tekst SMS, i cili ju lejon të përfshini çdo kombinim të tekstit, imazheve, regjistrimeve audio, regjistrimeve video dhe informacioneve prezantuese në mesazhet që dërgohen nëpërmjet telefonave celularë.
Çfarë përmban shërbimi i ri MMS?
Ashtu si mesazhet me tekst SMS, një mesazh MMS mund të përmbajë çdo kombinim të tekstit, imazheve, regjistrimeve audio, regjistrimeve video, etj.
Duke përdorur kamerën dixhitale të celularit përdoruesit mund të fotografojnë një objekt, person, pamje dhe t'ja dërgojnë atë menjëherë dikujt tjetër. Mundësia për të dërguar imazhe lejon përdoruesit të ndajnë momente të rëndësishme me shoqërinë, familjen, kolegët etj.
Editimi i imazhit duke shtuar tekst i lejon përdoruesit të krijojë kartolina elektronike personale. Në të njëjtën kohë përdoruesi mund të krijojë edhe përmbajtje personale të MMS me animacione, skica, figura dhe fotografi që gjenden në arkivën e celularit të tij.
Adresa e përdorur është kryesisht numri i telefonit të marrësit, megjithatë Vodafone Albania ofron dhe mundësinë për të dërguar MMS në adresa email-i.
Telefononi Kujdesin për Klientin në numrin 140, për të aktivizuar shërbimin MMS. Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 139, 140, 144, ose vizitoni dyqanet Vodafone.
|