MMS

Çfarë është MMS?

MMS (Multi Media Message) është SMS me kapacitet më të madh informacioni me anë të cilit përveç tekstit të shkruar mund të dërgoni fotografi dhe imazhe.

A mund ta përdorin të gjithë abonentët Vodafone shërbimin MMS?

Po, të gjithë numrat Vodafone mund ta përdorin shërbimin MMS nëse aparati celular e mundëson këtë shërbim.

Çfarë është IMEI?

IMEI (International Mobile Equipment Identity) është seriali identifikues i çdo aparati celular.
Për të identifikuar modelin e saktë të aparatit, formoni në celularin tuaj *#06# dhe në ekran do t’ju shfaqet seriali IMEI

Çfarë duhet bërë që të mund të përdor MMS në telefonin tim?

Që të mund të përdorni shërbimin MMS duhet të:
1) Aktivizoni shërbimin MMS në numrin tuaj Vodafone duke telefonuar pa pagesë Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 140 per klientët me parapagesë dhe në numrin 149 per klientët me kontratë.
2) Konfiguroni (automatikisht ose manualisht) aparatin tuaj celular 

Si realizohet konfigurimi automatik?

Për konfigurimin automatik hyni në konfiguro tani ose mund të dërgoni një SMS pa pagesë drejt numrit 136 me tekst MMS.

Përse nuk më vjen mesazhi i konfigurimit?

1) Aparati juaj nuk është i përshtatshëm për këtë shërbim
2) Nuk ka memorie për mesazhin e ri të konfigurimit
3) Nuk keni dhënë modelin e saktë e aparatit.

Si duhet të veproj nëse nuk kam memorie të mjaftueshme për mesazhin e konfigurimit?

Duhet të ndërhyni manualisht në menunë e aparatit duke hyrë tek APN dhe duhet të fshini profilet e tjera të cilat nuk janë Vodafone duke lenë vetëm atë vfalMMS.

Si mund ta konfiguroj manualisht shërbimin MMS në aparatin tim?

Duhet të ndërhyni në menunë e aparatit duke përzgjedhur këto parametra:

MMSC address: http://mmsc.vodafone.al
APN Name: vfalmms
Proxy IP address: 10.0.9.2
Proxy port: 8080

Konfigurimi manual mund të realizohet gjithashtu me asistence teknike në një nga dyqanet Vodafone.

Përse nuk mund të dërgoj MMS?

1) Duhet të kontrolloni manualisht këto parametra:

MMSC address: http://mmsc.vodafone.al
APN Name: vfalmms
Proxy IP address: 10.0.9.2
Proxy port: 8080

2) Nuk keni fikur / ndezur aparatin pas konfigurimit
3) MMS mund të jetë më e madhe se 300kb
4) Nuk e keni të aktivizuar këtë shërbim tek numri Vodafone
5) Nuk keni kredit të mjaftueshem, duhet të keni me tepër se 80 Lekë.

Përse nuk mund të marr MMS?

1) MMS është dërguar në më tepër se 5 adresa njëkohësisht
2) Pas konfigurimit të telefonit duhet të dërgoni ju i pari një MMS që të mund të merrni.

Çfarë është MMS legacy?

MMS legacy është njoftimi me mesazh me shkrim për ardhjen e një MMS, të cilën mund ta shihni në adresën e internetit http://MMS.vodafone.al

Përse MMS më ka ardhur me shkrim (legacy)?

1) Nuk keni dërguar asnjëhere një MMS
2) Nuk e keni të aktivizuar shërbimin e MMS
3) Është dërguar nga rrjete ndërkombëtare
4) Është dërguar nga rrjete me të cilat nuk kemi marreveshje për shërbimin e MMS
5) Nuk keni aparat të përshtatshëm për këtë shërbim.

Si mund ta shoh një MMS që më ka ardhur me shkrim?

Për të parë një MMS me shkrim duhet të hyni në adresën e internetit: http://MMS.vodafone.al , duke vendosur numrin e telefonit tek i cili ju ka ardhur MMS, si dhe kodin përkatës që ju ka ardhur me mesazh.

Nëse ndërroj aparatin a është i nevojshem rikonfigurimi?

Po, aparati i ri duhet të konfigurohet me parametrat përkatës të Vodafone:

MMSC address:   http://MMSc.vodafone.al
APN :   vfalMMS
IP address:  010.000.009.002

Nëse ndryshoj numrin e telefonit a mund të vazhdoj ta përdor shërbimin MMS?

Po, nëse numri që vendosni në celular e ka të aktivizuar shërbimin MMS.

Si mund ta ç'aktivizoj këtë shërbim?

Duhet të fshini profilin APN – vfalMMS duke hyrë tek Settings / GPRS settings

A tarifohem për MMS-të që marr?

Jo, ju nuk tarifoheni per MMS-të që merrni.
Për MMS-të që merrni tarifoheni vetëm nëqoftëse ndodheni jashtë shtetit me numrin tuaj me kontratë.

A tarifohem kur dërgimi i MMS-së dështon?

Jo, ju nuk tarifoheni për MMS-të e dështuara.

A tarifohem kur MMS-ja që dërgoj shkon me shkrim (legacy)?

Po, ju tarifoheni 15 Lekë (me TVSH)  për çdo MMS me shkrim (legacy) që dërgoni.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.