Përsëri edhe këtë vit, Flaka Olimpike që simbolizon hapjen e këtyre Lojrave, u ndez në prezencë të Presidentit të Republikës, Z. Bamir Topi i cili ia dorëzoi ate një grupi atletësh. Flaka Olimpike do qëndrojë ndezur në datat  23-25 Maj, në ambjentet e Universitetit të Sporteve në Tiranë (Instituti i Fizkulturës), ku do të zhvillohen garat. Gjatë tre ditëve të programit të këtyre lojrave të  300 atletët  nga i gjithë vendi, të cilët përfaqësojnë 14 skuadra, nga rrethe ndryshme, do të garojnë në  7 disiplina sportive; futboll, basketboll, çiklizëm, ping-pong, not, atletikë, dhe bowling. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Olimpikun Special Shqiptar, si edhe një rrjet të gjerë vullnetarësh, bashkëpunëtorësh e miqsh. E veçanta e vitit 2011 është se një delegacion shqiptar do të marrë pjesë në Lojrat Botërore të Olimpikut Special 2011 që do të zhvillohen në muajin Qershor 2011 në Greqi.


Olimpiku Special është një organizatë globale, e cila u shërben më shumë se 2.5 milion njerëzve me aftësi të kufizuara në më shumë se 200 programe, në 180 vende të botës, ndërsa organizimi i Lojërave Olimpike Speciale mbështetet nga Fondacionet Vodafone në shumë vende të botës.