Kushtet e Përgjithshme të Programit Vodafone One

1. Programi “Vodafone One”

1.1 Programi “ Vodafone One” (më poshtë referuar si Vodafone One) ofruar nga Vodafone Albania Sh.A ( më poshtë referuar si VODAFONE) është një program i cili shpërblen të gjithë pajtimtarët me parapagesë të VODAFONE. Programi ju krijon të gjithë pajtimtarëve me parapagesë të Vodafone mundësinë për të përfituar pikë, të cilat mund të konvertohen në dhurata të ndryshme (kohë bisede, Mb për navigimin në internet, aparatë celularë) në përputhje me këto Kushte të Përgjithshme si dhe me çdo material të mëvonshëm promocional që i referohet “ Vodafone One"

2. Kushtet e Përgjithshme për pjesëmarrjen në “Vodafone One”

2.1 Të gjithë pajtimtaret ekzistues apo të rinj me parapagesë të VODAFONE (më poshtë referuar si Pajtimtari) që kanë kryer regjistrimin në përputhje me Kushtet e Përgjithshme kanë të drejtë të marrin pjesë në “Vodafone One”.

2.2 Pajtimtaret me kontratë të VODAFONE nuk mund të marrin pjesë në “Vodafone One”.

2.3 Regjistrimi në “Vodafone One” do të bëhet duke telefonuar apo duke dërguar SMS me tekst “One” në numrin e shkurtër 130 ose duke vizituar seksionin e Vodafone One në faqen zyrtare të VODAFONE, http://www.vodafone.al. Menjëherë pas regjistrimit në “Vodafone One”pajtimtari me parapagesë do të marrë një SMS konfirmimi.

2.4 Pajtimtari do te përfitojë pikë në “Vodafone One” pas kryerjes së një ose më shumë prej veprimeve të mëposhtme:

a. nëpërmjet rimbushjeve të kryera me karta rimbushëse ose me anë të rimbushjeve elektronike E-Top Up;

b. nëpërmjet aktivizimit/blerjes së paketave me Mb për navigimin në internet, ditore ose javore;

c. nëpërmjet blerjes ose dërgimit të dhuratave nëpërmjet shërbimit Vodafone Tune Me.

2.5 Pajtimtarët e regjistruar në “Vodafone One” do të përfitojnë pikë mbas çdo eventi si më poshtë:

a. 100 pikë bonus për regjistrimin në “Vodafone One”;
b. 10 pikë për çdo vit që ka qënë pajtimtar me parapagesë i VODAFONE;
c. 5 pikë për çdo 100 Lekë rimbushje nëpërmjet kartave rimbushëse;
d. 10 pikë për çdo 100 Lekë rimbushje elektronike deri në vlerën 3,000 Lekë;
e. 15 pikë për çdo 100 Lekë rimbushje elektronike në vlerë më të madhe se 3,000 Lekë;
f. 25 pikë për kalimin nga VODAFONE Card në VODAFONE Club;
g. 5 pikë për çdo aktivizim/blerje të paketave ditore me Mb;
h. 50 pikë për çdo aktivizim/blerje të paketave javore me Mb;
i. 30 pikë për çdo blerje ose dhuratë të dërguar nëpërmjet VODAFONE Tune Me;
j.100 pikë për çdo vit qëndrimi në “Vodafone One”;

Shënim: Duke filluar nga data 13.11.2013 Vodafone Albania Sh.A ka shtuar në Nenin 3 - Mënyra e mbledhjes së pikëve në “Vodafone One”  te Kushteve të Përgjithshme të Programit Vodafone One, paragrafin 3.8 me përmbajtje si vijon:
Në rast transferimi të një vlere të caktuar te kreditit tuaj nëpërmjet shërbimit SOS Credit, pikët që i korespondojnë kësaj vlere do të zbriten nga llogaria e pikëve tuaja ne Vodafone One. Shembull: Kur ju kryeni një rimbushje prej 1000 Lekë ju përfitoni në total 100 Pikë. Në rast se ju trasferoni kredit në shumën 200 Lekë në një numër tjetër Vodafone atëherë nga llogaria e pikëve ne Vodafone One do t’ju zbriten 20 Pikë.
Ky ndryshim është bërë në bazë të parashikimeve të Nenit 8 “Kushte Specifike” paragrafi 8.3 i Kushteve të Përgjithshme të Programit Vodafone One.

2.6 Vlerat në Lekë të përmëndura në këto Kushte të Përgjithshme përfshijnë TVSH.

2.7 Koha e bisedës falas që mund të përfitohet si bonus nëpërmjet ofertave të tjera të VODAFONE, nuk mund të konvertohet në asnjë rast në pikë të “Vodafone One”, Gjithashtu “Vodafone One” përjashton çdo formë përfitimi pikësh nëpërmjet aktivizimit të kartave rimbushëse të prodhuara dhe shpërndara nga rrjete të huaja VODAFONE ose rrjete të tjera.

3. Mënyra e mbledhjes së pikëve në “Vodafone One”

3.1 VODAFONE do t’i akordojë automatikisht pikët pajtimtarit sipas percaktimeve në pikën 2.5 më lartë të këtyre Kushteve të Përgjithshme.

3.2 Pajtimtari mund të informohet mbi totalin e akumuluar të pikëve duke telefonuar pa pagesë në numrin 130, ose duke dërguar një SMS pa pagesë me tekst “BALANCE” në numrin e shkurtër 130. VODAFONE rezervon të drejtën të informojë pajtimtarët për pikët e tyre në çdo kohë. Me regjistrimin në “Vodafone One” Pajtimtari bie dakord që të informohet me SMS nga VODAFONE për pikët dhe për dhuratat që ofrohen në “Vodafone One”.

3.3 Nëpërmjet “Vodafone One”, VODAFONE do të shpërblejë pajtimtarin me pikë vetëm në numrin e tij përkatës, për veprimet e kryera nga pajtimtari të përcaktuara në pikën 2.5 si më lartë. Në rastet kur pajtimtari ka më shumë se një numër VODAFONE me parapagesë, pikët e fituara nga çdo numër i veçantë nuk do të mblidhen, dhe në asnjë rrethanë pajtimtari nuk do të shpërblehet në total. Çdo numër VODAFONE me parapagesë mban pikët respektive.

3.4 Në rastet kur pajtimtari ndërron numrin e tij celular dhe kalon nga pajtimtar me parapagesë në pajtimtar me kontratë pikët e akumuluara do të fshihen.

3.5 Në rastet kur një numër transferohet nga një pajtimtar VODAFONE në një pajtimtar tjetër VODAFONE, pikët e fituara në numrin celular te mëparshëm nuk i transferohen në asnjë rrethanë pajtimtarit të ri.

3.6 Në rast se ofrimi i shërbimeve të telefonisë publike të lëvizshme të VODAFONE ndërpritet si pasojë e veprimeve të pajtimtarit, të gjitha pikët e mbledhura do të fshihen menjëherë pas ndërprerjes së shërbimeve.

3.7 VODAFONE ka të drejtë të shtojë pikë në numrin e Pajtimtarit të regjistruar në “Vodafone One” për qëllime promocionale.

4. Dhuratat që do të përfitohen.

4.1 Dhuratat e ofruara nga VODAFONE si dhe pikët përkatëse që duhen për t’i përfituar ato janë të specifikuara në Tabelën 1 si më poshtë:


Dhuratat Pikët
500 minuta brenda grupit VF Club të vlefshme për 7 ditë nga momenti i dhurimit (vetëm për Vodafone Club) 700
20 minuta brenda grupit Vodafone Card të vlefshme për 7 ditë nga momenti i dhurimit (vetëm për Vodafone Card) 700
100 MB internet të vlefshme për 7 ditë nga momenti i dhurimit 700
1,000 minuta brenda grupit VF Club të vlefshme për 15 ditë nga momenti i dhurimit (vetëm për Vodafone Club) 1,200
30 minuta për thirrjet brënda grupit Vodafone Card të vlefshme për 15 ditë nga momenti i dhurimit (vetëm për Vodafone Card) 1,200
200 Mb internet të vlefshme për 7 dite nga momenti i dhurimit 1,200
Kupon elektronik “Faleminderit” me vlerë 250 Lekë ** 1,500
100 SMS drejt të gjithë operatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë të vlefshme per 30 ditë nga momenti i dhurimit 1,600
Rimbush VMB me 2Gb 1,600
1,200 Lekë kohë bisede 2,200
2,500 Lekë kohë bisede 3,200
VMB me parapagesë (Modemi USB & karta SIM) + 3 GB internet për një muaj 4000
Aparat celular Samsung E2200 4,500
Aparat smartphone Vodafone Smart Mini 875 6,000
Aparat smartphone Vodafone Smart Chat 865 10,000
Vodafone Smart Tab II 7" 15,000
Smartphone Samsung Galaxy SIII Mini 20,000
Vodafone Smart Tab II 10" 25,000
Smartphone Samsung Galaxy S 4 38,000

 ** Kuponi “Faleminderit” mund të konvertohet në rimbushje Vodafone ose Ulje ne dyqanet e tjera partnere të rrjetit “Faleminderit”.

Pajtimtarët mund ta marrin këtë informacion edhe nëpërmjet materialeve publicitare të “Vodafone One”, në seksionin e “Vodafone One” në faqen zyrtare të VODAFONE në internet: http://www.vodafone.al, si edhe duke telefonuar në numrin e shkurtër pa pagesë 130.

4.2 Ofrimi i aparateve celularë te listuara ne Kushtet e Përgjithshme si dhurata varet nga disponueshmëria e tyre në dyqanet Vodafone në momentin e kryerjes së porosisë në dyqan nga ana e klientit. Vodafone rezervon të drejtën t’i zëvendësojë ato me aparate të tjerë celularë të të njëjtit çmim ose të një çmimi më të lartë.

4.3 Vodafone ka të drejte të azhornojë listën e dhuratave në mënyrë të vazhdueshme. Informacion më të detajuar mbi “Vodafone One” si dhe mbi Kushtet e Përgjithshme të zbatuara mund t’i gjeni duke vizituar www.vodafone.al/one

5. Marrja e dhuratave

5.1 Në varësi të pikëve të akumuluara, Pajtimtari mund të zgjedhë një prej dhuratave të ofruara nga “Vodafone One”. Për marrjen e secilës prej dhuratave të listuara si më sipër Pajtimtari duhet të ketë akumuluar pikët që i korrespondojnë dhuratave përkatëse.

5.2 Pajtimtari i cili ka grumbulluar pikët e nevojshme dhe dëshiron të përfitojë aparat/e celularë, duhet të telefonojë në numrin e shkurtër pa pagesë 130, në të cilin merr informacion të detajuar dhe bën kërkesën e tij. Në momentin që aparati celular është zgjedhur nga pajtimtari, pikët korresponduese nuk mund të rikthehen.

5.3 Pas kërkesës, pajtimtari merr me SMS një kod unik me të cilin, së bashku dhe me një mjet identifikimi, mund të paraqitet në dyqanin më të afërt VODAFONE për të porositur dhuratën. Personeli i dyqanit VODAFONE do të kontrollojë dhe konfirmojë vërtetësinë e informacionit të marrë nga pajtimtari dhe nëse është korrekt do të porositë aparatin celular përkates. Pajtimtari duhet të paraqitet për të tërhequr aparatin celular në dyqanin ku është dhënë porosia brënda dy javëve nga data kur është dhënë porosia.

5.4 Pajtimtari i cili ka grumbulluar pikët e nevojshme dhe dëshiron të përfitojë prej dhuratave të tjera duhet të telefonojë ose të dërgojë sms me tekstin përkatës të treguar në Tabelen 2, në numrin e shkurtër pa pagesë 130.

5.5 Shpërndarja e aparatëve celularë të përfituar nëpërmjet “Vodafone One”, për aq kohë sa Kushtet e Përgjithshme janë përmbushur nga pajtimtari, do të kryhet nëpërmjet dyqaneve VODAFONE. VODAFONE rezervon të drejtën për të ndryshuar proçesin e shpërndarjes së dhuratave. Në një rast të tillë, pajtimtari do të informohet mbi proçesin e ndryshuar nga VODAFONE .

Komunikimi me SMS në numrin 130
Veprimi Teksti ne SMS
Regjistrohu në Vodafone One ONE
Ç’regjistrimi nga Vodafone One NO ONE
Kontrollo Shumën e Pikeve BALANCE
Për të mos marrë njoftime me SMS nga Vodafone One NO INFO
Për të riaktivizuar njoftimin me SMS INFO
Për të përfituar 500 Minuta brenda grupit Vodafone Club PRIZE CLUB 500
Për të përfituar 1,000 Minuta brenda grupit Vodafone Club PRIZE CLUB 1000
Për të përfituar 20 Minuta brenda rrjetit Vodafone PRIZE CARD 20
Për të përfituar 30 Minuta brenda rrjetit Vodafone PRIZE CARD 30
Për të përfituar 1,200 Lekë kohë bisede PRIZE 1200
Për të përfituar 2,500 Lekë kohë bisede PRIZE 2500
Për të përfituar 100 MB hapësirë interneti DATA 100 MB
Për të përfituar 200 MB hapësirë interneti DATA 200 MB
Për të përfituar 2 GB internet për Modemin e Vodafone Mobile Broadband (VMB) DATA 2 GB 069XXXXXXX
Për te përfituar 100 SMS drejt të gjithë operatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë PRIZE SMS 100

 

6. Vlefshmeria e Pikëve

6.1 Proçesi nëpërmjet të cilit pajtimtari bëhet pjesëtar i “Vodafone One”, përcaktohet vetëm nga VODAFONE, i cili rezervon të drejtën për të kryer çdo lloj ndryshimi.
6.2 Pikët e përfituara nëpërmjet “Vodafone One” nuk mund të transferohen nga një numër me parapagesë në një numër tjetër celular.
6.3 Me pikët e akumuluara, Pajtimtari do të përfitojë vetëm prej dhuratave të përcaktuara në Tabelen 1 si më sipër e cila do të azhornohet vazhdimisht nga VODAFONE në varësi të disponueshmërisë së këtyre dhuratave.

6.4 Pikët që do të përfitohen nëpërmjet “Vodafone One”, janë të vlefshme për dy vjet duke filluar nga data e përfitimit të tyre. Shembull: pikët e përfituara në 20/10/11 janë të vlefshme deri më 19/10/13 dhe pikët e fituara më 21/10/11 janë të vlefshme deri më 20/10/13. Të gjitha pikët e akumuluara dhe që nuk janë përdorur nga Pajtimtari gjatë periudhës së vlefshmërisë së tyre, zerohen në përfundim të afatit dy vjeçar.

7. Përjashtimi nga përgjegjësia.

7.1 VODAFONE nuk mban asnjë përgjegjësi nëse aplikimi për të përfituar një dhuratë nëpërmjet “Vodafone One” është bërë nga një person i paautorizuar nga pajtimtari, nëse një person i tretë ka vepruar ndryshe nga autorizimi i dhënë nga pajtimtari ose për çdo arsye tjetër.
7.2 VODAFONE nuk mban asnjë përgjegjësi në rast demtimi, vjedhje apo humbje të aparatit celular të përfituar nëpërmjet “Vodafone One” jo për faj të VODAFONE.

8. Kushte Specifike

8.1 Çdo komunikim midis pajtimtarit dhe VODAFONE përsa i përket “Vodafone One” do të zhvillohet sipas mënyrës së parashikuar nga VODAFONE.
8.2 Dhuratat e përcaktuara në këto Kushte të Përgjithshme janë të vlefshme dhe mund të përfitohen nëpërmjet perdorimit të pikëve të akumuluara.
8.3 VODAFONE rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë Kushtet e Përgjithshme duke njoftuar paraprakisht pajtimtarët me SMS ose në http://www.vodafone.al., brënda një afati të arsyeshëm.

9. Pranimi i Kushteve
Me regjistrimin në “Vodafone One” pajtimtari pranon plotësisht këto Kushte të Përgjithshme.

10. Kohëzgjatja e “Vodafone One”

“Vodafone One” do të fillojë prej datës 04.07.2011 dhe do të jetë i vlefshëm deri në momentin e ndërprerjes nga ana e VODAFONE me një njoftim paraprak për pajtimtarët jo më pak se 30 ditë. Ky njoftim do të bëhet me SMS apo nëpërmjet faqes zyrtare në internet të VODAFONE. Në rast të ndërprerjes nga VODAFONE të “Vodafone One” pajtimtarët mund të përdorin pikët e akumuluara sipas këtyre Kushteve të Pergjithshme, përpara afatit të deklaruar nga VODAFONE për mbylljen e “Vodafone One”.

11. Të Dhënat Personale

Të dhënat personale të anëtarëve të “Vodafone One”, mblidhen, ruhen dhe proçesohen/menaxhohen nga VODAFONE në përputhje me Kontratën e Pajtimtarit në momentin e blerjes së kartës SIM të Vodafone.

12. Juridiksioni – Ligji i Zbatueshëm

Çdo marrëveshje ndërmjet Vodafone dhe Pajtimtarit, kur nuk zgjidhet me mirëkuptim, do t’u paraqitet për zgjidhje gjykatave kompetente shqiptare

13. Të Ndryshme

13.1 Të gjitha kushtet e parashikuara në Kushtet e Përgjithshme të Dhënies së Shërbimeve të Telefonisë Publike të Lëvizshme për Pajtimtarin me Parapagesë të VODAFONE janë gjithashtu të zbatueshme edhe për këto Kushte të Përgjithshme.