1. Përshkrim i programit “Vodafone One Moments”
1.1 Programi “ Vodafone One Moments” (më poshtë referuar si Vodafone One Moments) ofruar nga Vodafone Albania Sh.A ( më poshtë referuar si VODAFONE) është një program i cili shpërblen të gjithë pajtimtarët me parapagesë të VODAFONE. Programi ofron per të gjithë pajtimtarët me parapagesë të Vodafone  ulje  dhe përfitime , përmes bashkepunimit me palë të treta në përputhje me këto Kushte të Përgjithshme si dhe me çdo material të mëvonshëm promocional që i referohet “ Vodafone One Moments "

2. Kushtet e Përgjithshme për pjesëmarrjen në “Vodafone One Moments”
2.1 Të gjithë pajtimtaret ekzistues apo të rinj me parapagesë të VODAFONE (më poshtë referuar si Pajtimtari) që kanë kryer regjistrimin në programin “Vodafone One“ në përputhje me Kushtet e Përgjithshme kanë të drejtë të marrin pjesë në “Vodafone One Moments” .
2.2 Pajtimtarët me kontratë të VODAFONE nuk mund të marrin pjesë në “Vodafone One”. 
2.3 Pjesëmarrja në “Vodafone One Moments” do të realizohet duke vizituar faqen zyrtare të VODAFONE, http://www.vodafone.al.
2.4 Pajtimtari duhet të validojë kodin PIN brenda 3 minutave nga marrja e kodit PIN nëpërmjet SMS.

2.5 Pajtimtari mund të blejë vetëm një kupon për ofertë .
2.6 Secila prej ofertave do të ketë një limit kohor të caktuar paraprakisht. Pajtimtari do të mund të identifikojë kohën e mbetur të ofertës nëpërmjet një kronometri kohor .

3. Mënyra e funksionimit të “Vodafone One Moments”
3.1 Pajtimtari  duhet të pranojë kushtet dhe afatet përpara se të përfitojë kuponin.
3.2 Pajtimtari mund të informohet mbi kuponat e përfituar në seksionin “ Ofertat e Mia”      /Ofertat_e_mia
3.3 VODAFONE rezervon të drejtën të informojë pajtimtarët për oferta të reja në çdo kohë. Me regjistrimin në “Vodafone One Moments” pajtimtari bie dakord që të informohet nga VODAFONE për ofertat në “Vodafone One Moments”.
3.3 Nëpërmjet “Vodafone One Moments”, VODAFONE do të shpërblejë pajtimtarin vetëm në numrin e tij përkatës. Në rastet kur pajtimtari ka më shumë se një numër VODAFONE me parapagesë, kuponi i përfituar nga çdo numër i veçantë nuk do të mblidhet dhe në asnjë rrethanë pajtimtari nuk do të shpërblehet në total. Çdo numër VODAFONE me parapagesë mund të përfitojë një kupon për secilën ofertë.
3.4 Në rastet kur pajtimtari ndërron numrin e tij celular dhe kalon nga pajtimtar me parapagesë në pajtimtar me kontratë kuponi i përfituar  mund të përdoret deri në datën e komunikuar nëpërmjet SMS.
3.5 Në rastet kur një numër transferohet nga një pajtimtar VODAFONE në një pajtimtar tjetër VODAFONE, kuponi i  përfituar në numrin celular të mëparshëm nuk i transferohet në asnjë rrethanë pajtimtarit të ri.
3.6 Në rast se ofrimi i shërbimeve të telefonisë publike të lëvizshme të VODAFONE ndërpritet si pasojë e veprimeve të pajtimtarit, të gjitha përfitimet e mbledhura do të fshihen menjëherë pas ndërprerjes së shërbimeve.
3.7 VODAFONE ka të drejtë të beje oferta specifike në numrin e Pajtimtarit të regjistruar në “Vodafone One Moments” për qëllime promocionale.
3.8 Vodafone ka të drejte të azhornojë listën ofertat në mënyrë të vazhdueshme. Informacion më të detajuar mbi “Vodafone One Moments” si dhe mbi Kushtet e Përgjithshme të zbatuara mund t’i gjeni duke vizituar www.vodafone.al/vodafoneonemoments

4.  Përfitimi i kuponit
4.1 Pajtimtari mund të zgjedhë një prej kuponëve të ofruara nga “Vodafone One Moments”. Pas kërkesës, pajtimtari merr me SMS një kod unik me të cilin, së bashku dhe me një mjet identifikimi, mund të paraqitet në biznesin përkatës për të përfituar nga oferta.
4.2. Personeli i biznesit do të kontrollojë dhe konfirmojë vërtetësinë e informacionit të marrë nga pajtimtari.
4.3 Pajtimtari mund të perfitojë nga kuponi brënda datës së specifikuar në SMS.
 
5. Vlefshmeria e kuponit

5.1 Proçesi nëpërmjet të cilit pajtimtari bëhet pjesëtar i “Vodafone One Moments”, përcaktohet vetëm nga VODAFONE, i cili rezervon të drejtën për të kryer çdo lloj ndryshimi.
5.2 Kuponi i përfituar nëpërmjet “Vodafone One Moments” nuk mund të transferohet nga një numër me parapagesë në një numër tjetër celular.
5.3 Pajtimtari do të përfitojë vetëm prej ofertave të përcaktuara në faqen tonë zyrtare e cila do të azhornohet vazhdimisht nga VODAFONE në varësi të disponueshmërisë së këtyre ofertave.

6. Përjashtimi nga përgjegjësia

6.1 VODAFONE nuk mban asnjë përgjegjësi nëse aplikimi për të përfituar një kupon nëpërmjet “Vodafone One Moments” është bërë nga një person i paautorizuar nga pajtimtari, nëse një person i tretë ka vepruar ndryshe nga autorizimi i dhënë nga pajtimtari ose për çdo arsye tjetër.
6.2 VODAFONE nuk mban asnjë përgjegjësi në rast fshirje të SMS e cila përmban kuponin e përfituar nëpërmjet “Vodafone One Moments” jo për faj të VODAFONE.


7. Kushte Specifike
7.1 Çdo komunikim midis pajtimtarit dhe VODAFONE përsa i përket “Vodafone One Moments” do të zhvillohet sipas mënyrës së parashikuar nga VODAFONE.
7.2 VODAFONE rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë keto Kushte te Përgjithshme duke njoftuar paraprakisht pajtimtarët me SMS ose në http://www.vodafone.al., brënda një afati të arsyeshëm.


8. Pranimi i Kushteve

Me regjistrimin në “Vodafone One Moments” pajtimtari pranon plotësisht këto Kushte të Përgjithshme.

9. Kohëzgjatja e “Vodafone One Moments”

“Vodafone One” do të fillojë prej datës xx.05.2014 dhe do të jetë i vlefshëm deri në momentin e ndërprerjes nga ana e VODAFONE me një njoftim paraprak për pajtimtarët jo më pak se 30 ditë. Ky njoftim do të bëhet me SMS apo nëpërmjet faqes zyrtare në internet të VODAFONE. Në rast të ndërprerjes nga VODAFONE të “Vodafone One Moments” pajtimtarët mund të përdorin kuponin e përfituar sipas këtyre Kushteve të Pergjithshme, përpara afatit të deklaruar nga VODAFONE për mbylljen e “Vodafone One Moments”.
 
10. Të Dhënat Personale

Të dhënat personale të anëtarëve të “Vodafone One”, mblidhen, ruhen dhe proçesohen/menaxhohen nga VODAFONE në përputhje me Kontratën e Pajtimtarit në momentin e blerjes së kartës SIM të Vodafone.


11. Juridiksioni – Ligji i Zbatueshëm

Çdo marrëveshje ndërmjet Vodafone dhe Pajtimtarit, kur nuk zgjidhet me mirëkuptim, do t’u paraqitet për zgjidhje gjykatave kompetente shqiptare.

12. Të Ndryshme

Të gjitha kushtet e parashikuara në Termat e Përgjithshme të Ofrimit së Shërbimeve të Telefonisë së Lëvizshme për Pajtimtarin të VODAFONE dhe Kushtet Specifike per cdo oferte te publikuara ne internet janë gjithashtu të zbatueshme edhe për këto Kushte të Përgjithshme.