Mundësi PunësimiVodafone Club SMS![]()
KualifikimetNë kërkim të punonjësve të ardhshëm, Vodafone nuk vendos kritere sterotipike. Ne punësojmë njerëz të cilët zotërojnë një mori tiparesh të lidhura me aftësinë, personalitetin, njohuritë si dhe me gadishmërinë dhe vullnetin për të kontribuar dhe për të patur një ndikim pozitiv në veprimtarinë tonë.
Më hollësisht ne vlerësojmë:
Arsimin dhe përgatitjen e plotë, te përvetësuara në institucione të njohura dhe kurse të akredituara.
Gatishmërinë për të vënë teorinë në praktikë. Eksperienca e punës në fusha të ngjashme, vlerësohet shumë. Megjithatë, përvoja e mëparshme e punës nuk do të jetë domosdoshmërisht një kriter për punësim. Dëshirën e fortë për arritje Mënyrë të menduari të pjekur, fleksibël dhe të shkathët Përshtatshmërinë Aftësitë e mira komunikimi si dhe aftësitë e mira për të punuar në group Dinamizmin, përgjegjshmërinë, integritetin, mirësjelljen dhe kujdesin e vërtetë gjatë punës dhe kontakteve me kolegët, bashkëpunëtorët dhe klientet. Aftësinë për të përballuar stresin dhe për të punuar nën presion. Gadishmërinë dhe pranimin për trajnime të mëtejshme Njohuritë shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe në të shkruar. Aftësitë për të punuar në kushte të teknologjisë së lartë dhe zoterimin e njohurive të mjaftueshme kompjuterike Interesimin për telefoninë celulare dhe teknologjitë e avancuara Ne jemi gjithmonë të interesuar për profesionistë të rinj apo me eksperiencë të pasur si nga Vodafone Group ashtu dhe nga tregu i gjerë i punës. Ne ofrojmë mundësi të barabarta pa dallim moshe, gjinie apo karakteristika të tjera të vecanta. Ne i përzgjedhim njerëzit tanë vetëm në bazë të meritave dhe duam njerez që besojnë se mund te kontribojnë në përmbushjen e vizionit tonë.
Vodafone Albania Sh.A. përdor teste të standartizuara, për administrimin e të cilave është liçensuar nga SHL Grup, kompani lider në botë për vlerësimin objektiv në punë.
Përse nuk praktikoni duke vizituar adresën:
http://www.shldirect.com/practice_tests.html
|