Mbledhja e pikëve

Ju do të mund të mblidhni pikë për çdo veprim si më poshtë:

  1. Për çdo rimbushje nëpërmjet Vodafone E-Top UP apo kartave rimbushëse .
  2. Për aktivizimet e paketave të internetit.
  3. Për çdo vit qëndrimi në programin Vodafone One.

Kontrolli i pikëve të mbledhura

Ju mund të kontrolloni balancën e pikëve nëpërmjet:

  1. Aplikacionit My Vodafone .
  2. Duke telefonuar në numrin 130.
  3. Duke dërguar SMS me tekst Balance në 130.

Vlefshmëria e pikëve

Pikët e përfituara janë të vlefshme për 2 vjet nga momenti që i keni marrë kështu që ju mund t’i mblidhni ato ose mund të zgjidhni dhuratën që dëshironi sipas pikëve të mbledhura.

Shembull: Pikët e përfituara në 1 Qershor 2015 janë të vlefshme deri më 31 Maj 2017.
Ju do të njoftoheni paraprakisht për ato pikë që ju skadojnë së shpejti , nëpërmjet SMS dhe nëpërmjet My Vodafone.

Transferimi i pikëve tek një i afërm

Pikët e përfituara nëpërmjet “Vodafone One” nuk mund të transferohen nga një numër me parapagesë në një numër tjetër celular.