Interneti

Çfarë është Mobile Internet Access (MIA)?

MIA (Mobile Internet Access) – Akses në Internet. Lidhje direkte me internetin nëpërmjet celularit.

A mund ta përdorin të gjithë abonentët Vodafone shërbimin e internetit?

Po, të gjithë numrat Vodafone mund ta përdorin shërbimin e internetit nëse aparati celular e mundeson këtë shërbim.

Çfarë është IMEI?

IMEI (International Mobile Equipment Identity) është seriali identifikues i çdo aparati celular.
Per të identifikuar modelin e saktë të aparatit, formoni në celularin tuaj *#06# dhe në ekran do t’ju shfaqet seriali IMEI

Cfare duhet bërë që të mund të përdor internetin në telefonin tim?

Që të mund të përdorni internetin duhet të:
1) Aktivizoni shërbimin e internetit në numrin tuaj Vodafone duke telefonuar pa pagesë në Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 140 per klientët me parapagesë dhe në numrin 149 per klientët me kontratë.
2) Konfiguroni (automatikisht ose manualisht) aparatin tuaj celular

Si realizohet konfigurimi automatik?

Për konfigurimin automatik hyni në konfiguro tani ose dërgoni një SMS pa pagesë drejt numrit te shkurtër 136 me tekst Internet.

Përse nuk më vjen mesazhi i konfigurimit?

1) Aparati juaj nuk është i përshtatshem për këtë shërbim
2) Nuk ka memorie për mesazhin e ri të konfigurimit
3) Nuk keni dhënë modelin e saktë të aparatit.

Si duhet të veproj nëse nuk kam memorie të mjaftueshme për mesazhin e konfigurimit?

Procedura mund të ndryshoje në varesi të llojit të celularit, por në përgjithësi tek të gjithë celularet duhet të ndërhyni manualisht në menunë e aparatit duke shkuar tek Settings, më pas tek GPRS settings dhe APN ku duhet të fshihen profilet të cilat nuk janë Vodafone dhe të përzgjidhet profili vodafoneweb.

 

Si mund ta konfiguroj manualisht shërbimin e internetit në aparatin tim?

Duhet të ndërhyni në menunë e aparatit duke shkuar tek Settings, më pas tek GPRS settings dhe APN duke përzgjedhur vodafoneweb.
Konfigurimi manual mund të realizohet gjithashtu me asistencë teknike pranë dyqaneve të Vodafone.

Përse nuk mund të navigoj në internet?

1) Nuk e keni të lidhur shërbimin e internetit në numrin tuaj
2) Nuk keni konfiguruar shërbimin e internetit në aparatin tuaj
3) Procedura e konfigurimit nuk është kryer saktë
4) Aparati juaj nuk është i përshtatshëm për këtë shërbim
5) Nuk e keni fikur-ndezur pas mesazhit të konfigurimit
6) Janë fshirë apo ndryshuar parametrat si vijon: tek GPRS settings / APN duhet përzgjedhur profili vodafoneweb 
7) Nuk keni kredit të mjaftueshëm.

Si tarifohem për përdorimin e internetit?

Tarifimi bëhet në bazë të sasisë të të dhënave të shkarkuara apo të ngarkuara dhe jo për kohën që qëndron i lidhur në internet.

A ka kufizim kohor përdorimi i internetit?

Lidhja me internetin është direkte, e vazhdueshme dhe pa kufizim në kohë.

A mund të pres thirrje ndërkohe që jam duke naviguar në internet?

Po, mund t’u pergjigjeni thirrjeve telefonike edhe kur jeni duke naviguar në internet.

A është i nevojshem rikonfigurimi nëse ndërroj aparatin celular?

Po, aparati i ri duhet të konfigurohet me parametrat përkatës të Vodafone duke hyrë tek GPRS settings / APN dhe duke përzgjedhur profilin vodafoneweb.

Nëse ndryshoj numrin e celularit a mund të vazhdoj ta përdor shërbimin e internetit?

Po, nëse numri që përmban karta SIM që vendosni në celular e ka të aktivizuar shërbimin e internetit.

Si mund ta çaktivizoj shërbimin e internetit nga telefoni?

Duhet të hyni në GPRS settings / APN dhe të fshini profilin vodafoneweb.

Përse tarifimi i MB të harxhuara paraqitet me i lartë në faturë sesa matet në aparatin celular për numrin tim me kontratë?

Sepse aparati juaj llogarit sasinë e konsumuar për cdo KB, ndërsa tarifimi nga ana e Vodafone bëhet për blloqe prej 50 KB.