Pyetje të shpeshta

  • A mund ta përdor USB-në Vodafone edhe në roaming?

    Po, ju mund të përdorni USB-në Vodafone edhe kur jeni jashtë Shqipërisë.

    Ofertë Roaming për USB-në Vodafone me parapagesë

    Klientët me parapagesë Vodafone Mobile Broadband (VMB), kur ndodhen në roaming mund të konsumojnë deri në 100 MB/ditë për vetëm 720 Lekë (me TVSH). Pas konsumimit të 100 MB te parë, për pjesën tjetër të ditës kalendarike tarifimi do të jetë sipas tarifave standarde të shërbimit të Internetit me parapagesë kur ndodheni jashtë Shqipërisë.

     

    Shënime:

    • Shërbimi i internetit në Roaming për VMB aktivizohet me kërkesë në dyqanet Vodafone.

    • Regjistrohuni falas në VMB Passport duke dërguar një SMS me tekst 5 në 137.

    • Aktivizimi i VMB Passport do të kryhet brenda 24 orëve nga dërgimi i SMS.

    • Pas aktivizimit, paketa ditore prej 100MB do të përfitohet automatikisht dhe do të jetë e vlefshme në çdo ditë kalendarike që do të navigoni në Internet.

    • Për t’u ç’regjistruar nga VMB Passport dërgo SMS me tekst 6 në 137. Çaktivizimi do të kryhet brenda 24 orëve nga dërgimi i SMS.
    • Në rast se krediti juaj ditor, në fillim të ditës kalendarike ne te cilen do të navigoni, do të jetë më i ulët se 720 Lekë (me tvsh) kohe komunikimi, atëherë ky plan tarifor nuk do të jetë i disponueshem per ju. Në këtë rast per navigimin ne internet do të zbatohen tarifat e zakonshme roaming sipas ndarjes zonale të rrjeteve ndërkombëtare.
    • Ju do të njoftoheni me SMS për konsumimin e 100MB.

    Rrjetet ku aplikohet plani tarifor “VMB Passport":
    Vodafone Greece, Vodafone Italy, Vodafone Germany, Vodafone United Kingdom, Vodafone Spain, Vodafone Australia, Vodafone Czech Republic, Vodafone Hungary, Vodafone Ireland, Vodafone Malta, Vodafone Netherlands, Vodafone New Zealand, Vodafone Portugal, Vodafone Romania, Proximus Belgium, Swisscom (Zvicër), SFR (Francë), Vodafone Turkey, Telenor Mali i Zi, Monaco(Vala 900) Kosovë, Vipnet Kroaci, Vip Maqedoni, Vip Serbi.

    Për përdorimin e USB-së Vodafone me kontratë jashtë vendit , ju do të tarifoheni sipas tarifave standarde të shërbimit të Internetit me kontratë kur ndodheni jashtë Shqipërisë.

  • A mund të përdor një modem Vodafone me një kartë SIM të një operatori tjetër?

    Ky modem funksionon vetëm me kartë SIM Vodafone.

  • Cilat janë udhëzimet për instalimin e USB-së Vodafone?
    1. Hiqni kapakun e USB-së, tërhiqni jashtë mbajtësen dhe vendosni kartën SIM Vodafone

    2. Vendoseni sërisht në vend mbajtësen bashkë me kartën SIM

    3. Vendosni USB-në në një prej portave USB në laptopin/PC-në tuaj.

    4. Instalimi i pajisjes do të fillojë automatikisht sapo laptop-i/PC-ja juaj ta njohë USB-në

  • Programi i USB-së nuk më instalohet automatikisht, çfarë duhet të bëj?

    Shkoni tek Start Menu, Computer dhe do të gjeni VMC Lite *9...
    Klikoni me të djathtën e mausit dhe në vazhdim do të zgjidhni Setup_vmc_lite_exe dy herë.

  • Çfarë tregon drita blu që më shfaqet në krah të USB-së?

    Nëse ju shfaqet kjo dritë do të thotë se pajisja juaj është duke operuar me rrjetin 3G.

  • Si mund ta ndryshoj rrjetin nga USB-ja ime?
    • Si fillim sigurohuni që statusi i pajisjes të jetë Not Connected.
    • Tek toolbar klikoni mbi device, më pas klikoni mbi shenjën e antenës më poshte kur fusha duhet të marrë ngjyrë gri.
    • Klikoni mbi Bearer dhe mund të zgjidhni rrjetin që dëshironi.
  • Si mund ta gjej se cili është numri im I USB-së pasi nuk e mbaj mend?

    Ju mund të hyni në programin e USB-së të instaluar në laptop-in, desktop-in tuaj dhe të identifikoni aty numrin tuaj të USB-së, ose të dërgoni nga pajisja një SMS drejt një numri me parapagesë dhe ta shihni që aty.

  • Si mund ta konfiguroj Tabletin tim për Internet?

    Ju mund të na dërgoni të dhënat mbi sistemin operativ të laptop-it tuaj në adresënecaresupport.al@vodafone.com dhe ne do t’ju ndihmojmë me konfigurimin manual.
    Sigurohuni që APN e Vodafone të jetë e vendosur vodafoneweb.

  • Çfarë është Vodafone Mobile Broadband Hotspot?

    Vodafone Mobile Broadband Hotspot është një modem i cili shpërndan internet WI-FI.
    Interneti që shpërndan pajisja krijon mundësinë e lidhjes me Internet deri në 5 aparatë të tjerë që mund të jenë: laptop, aparat celular, WI-FI TV, tablet si edhe çdo pajisje tjetër e përshtatur me sistemin WI-FI. 

  • Si funksionon Mobile Broadband Hotspot?

    Mjafton të jetë i vendosur në prizë, të jetë vendosur karta sim e Vodafone Albania (karta SIM mund të ketë VMB apo cdo lloj zgjidhje komunikim me parapagesë apo me kontratë që ka internet) dhe të shtypet butoni ‘ON’.

  • Si bëhet konfigurimi i pajisjes?

    Herën e parë pajisja duhet konfigurar nëpërmjet një kompjuteri personal. Në mënyrë automatike do të hapet ndërfaqja nga ku mund të bëni ndryshimin e passwordit të pajisjes (fjalëkalimi fillestar gjendet në manualin e udhëzimeve të produktit) si edhe vendosjen/ndryshimin/heqjen e PIN-it të kartës SIM.
    Vendosja/heqja/ndryshimi i kartës SIM mund të bëhet edhe duke përdorur një aparat celular.

A ju ndihmoi ky informacion?

Po
Jo