Kontakt

Ne vlerësojmë mendimin tuaj. Na kontaktoni sa herë që dëshironi...
 
 

Vodafone Mobile Connect

 


Informacioni mbi llogarinë mujore të telefonit tuaj celular


Kontrolloni menjëherë, në çdo moment shpenzimet e llogarisë mujore të telefonit tuaj celular

Dërgoni me mesazh në numrin 145, si tekst shkronjën A dhe brenda pak sekondash do të merrni një mesazh informues në Shqip për llogarinë e shpenzuar nga ju pa përfshirë TVSH, pagesën fikse mujore të shërbimit  apo dhe pagesa të tjera fikse mujore deri në momentin e shpjeguar në mesazh.
 
Gjithashtu, në qoftë se dërgoni me mesazh në numrin 145, si text shkronjën “E” mesazhi informues për llogarinë tuaj mujore do të jetë në Anglisht.


Shënime:
Shërbimi është i vlefshëm vetëm për abonentët e programit me kontratë.
Tarifa për dërgimin e mesazhit do të jetë 20 Lekë (përfshirë TVSH), kurse mesazhi informues është falas.
Në rast se dërgoni një mesazh që përmban shkronja të tjera përveç A dhe E, atëherë nuk do të mund të merrni informacion mbi llogarinë tuaj.
Në qoftë se klienti sapo ka filluar të përdorë abonimin me kontratë, dhe dërgon një mesazh në numrin 145 atëherë informacioni për llogarinë e tij/saj mujore mund të ofrohet vetëm 24 orë pas telefonatës së parë të kryer nga ky abonent.
 
Për më shumë informacion telefononi Shërbimin e Kujdesit për Klientin, në numrin 144 ose vizitoni dyqanet e Vodafone në mbarë vendin.