Fondacioni Vodafone Albania
Adresa: Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Kompleksi "Green Park", Kulla No.1, Apt.17, Tiranë, Shqipëri
Bota e Ndryshimit Lexoni më shumë për fituesit e programit "Bota e Ndryshimit"
ImpakteMenjëherë pas krijimit të tij, Fondacioni Vodafone Albania njoftoi “Thirrjen për Aplikime” në dy raunde aplikimi, respektivisht më 26 Shkurt dhe 8 prill 2008. Mes një numri të madh aplikimesh të paraqitura gjatë këtyre raundeve, u përzgjodhën gjithsej 12 projekte (përfshirë këtu edhe programin "Sporti dhe Muzika") për financim për vitin financiar 2008-09. Në sajë të financimeve 2008-9, u sigurua një shtrirje gjeografike më e zgjeruar e projekteve në zbatim nëpër Shqipër. U fuqizua edhe më shumë partneriteti me organizatat e shoqërisë civile, duke kontribuar në suksesin e zbatimit të këtyre projekteve. U shtua edhe rrjeti i partnerëve, por në mënyrë të veçantë, u arrit dukshëm të rritej numri i përfituesve dhe gama e tipologjisë së kategorive që përfitojnë prej tyre. Në këtë seksion përmblidhet një informacion i detajuar mbi projektet e financuara që janë ende në fazë zbatimi.
Për vitin 2009 –10, raundi i aplikimeve u hap më 5 nëntor 2008, ndërsa përzgjedhja pritet të përfundojë në mars 2009.
Projekteve të financuara përmes programit të Granteve Vjetore, u shtohen dhe dy fituesit e programit "Bota e Ndryshimit", dy projektet e rëndësishme në ndihmë të popullatës nga fatkeqësitë dhe emergjencat e ndodhura gjatë 2008-9.
Më shumë informacion mbi secilin prej këtyre projekteve do të gjeni në rubrikat e këtij seksioni |